Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Kuzmanovic: Na jep kenaqesi interesimi i West-Ham. Mund te…”

Agj. Kuzmanovic: Na jep kenaqesi interesimi i West-Ham. Mund te…”
Xhorxh Gellci

Marko Naletilic, agjent i mesfushorit te Interit, Zdravko Kuzmanovic, ka folur per Calciomercato.com ne lidhje me te ardhmen e mesfushorit zikalter:

Cfare mendon ne lidhje me deklaratat e menaxherit te West Ham, Sam Allardyce, qe ka thene se e pelqen Zdravko Kuzmanovic?

“Na japin sigurisht kenaqesi, sepse behet fjale per nje klub qe luan ne kampionatin me te rendesishem te botes, dhe qe ne te ardhmen mund te jete nje mundesi, por…”

Vazhdoni…

“Ne kete moment ka shume zera, por e verteta eshte qe lojtari nuk eshte ne merkato. Mund te shkruani cfare te doni, por Interi nuk na ka komunikuar kurre qellimin per ta shitur: prova eshte ne faktin qe lojtari po merr pjese rregullisht ne pregatitjen verore, ndryshe nga disa shoke te tij te skuadres, dhe kjo eshte ajo cka duhet te shkruhet. Zdravko, duhet pranuar, nuk vjen nga nje sezon i mire, dhe eshte per kete qe flitet per nje shitje te tij, por veshtiresite nuk i perkasin vetem atij, por pjeses me te madhe te skuadres.”

Pra raporti me Mazzarrin eshte i mire…

“Zdravko eshte shume i kenaqur qe stervitet nga nje trainer kaq i zoti. Ndoshta nga ana taktike, nuk eshte ideal per lojen e Mazzarrit, por nen te gjitha aspektet e tjera, jam i bindur qe tekniku do te dije ta vleresoje. Eshte e natyrshme qe vendimet i perkasin trainerit, por e perserit, mendoj qe profesionaliteti dhe puna e Kuzmanovic nuk do e lejne indiferent, prandaj jam shume optimist mbi mundesite qe ka per te qendruar tek Inter.

Gjithmone ne rast te nje largimi, eshte folur edhe per Milanin dhe Hamburgun. Lojtari do te preferonte te qendronte ne Itali apo te largohej jashte saj, per shembull ne Bundeslige, ku ka luajtur edhe me pare?

“Gjithcka varet nga klubi qe interesohet. Nese behet fjale per nje klub me nje projekt te rendesishem qe paraqet nje oferte interesante edhe per Interin, edhe mund te flitet, por e perserit: ne kete moment ky problem nuk qendron, dhe nuk eshte se lojtari merr nje oferte dhe niset: gjithcka behet ne marreveshje me klubin; mund edhe te pranoje te futet ne nje shkembim, nese do te rizultonte avantazhues per te gjitha palet. Por ndjesia ime eshte qe mund te qendroje tek Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.