Agj. Kuzmanovic: “Per momentin eshte i demtuar, qendron tek Inter, pervec nese…
Ditet e fundit jane shtuar shume zerat e merkatos qe flasin per Zdravko Kuzmanovic larg Interit sezonin e ardhshem, me destinacion kryesor West Ham, i cili eshte gati te ofroje deri ne 6 milion euro. Marco Naletilic, agjent i Zdravko Kuzmanovic, ka komentuar ne calciomercato.it zerat per nje largim te mundshem te mesfushorit zikalter: “Lojtari qendron tek Inter, eshte ne pregatitjen verore me skuadren, futet ne skemat e mister Mazzarrit. Nuk e di kush i hedh keto zera, por sigurisht nuk vijne nga lojtari, nga mua ose nga Interi, tre palet me te rendesishme ne ceshtje. Ne kete moment, Kuz eshte i ndalur per nje problem ne tendinen e Akilit, dhe gjate mbasdites do i nenshtrohet testeve me te detajuar per te vleresuar rekuperimin. Pastaj, sic ndodh shpesh ne merkato, nese vjen oferta qe kenaq klubin dhe lojtarin, gjithcka mund te ndodhe, dhe ky diskutim vlen dhe per Kuzmanovic. Por ne kete moment behet fjale vetem per thashetheme dhe zbulime qe vijne nga gazetat, pa asnje baze.“