Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 12, 2019

Scroll to top

Top

1,299 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Laxalt: “Inter, mezi po pret te futet. Ka kerkesa por klubi…”

Agj. Laxalt: “Inter, mezi po pret te futet. Ka kerkesa por klubi…”
Ardis
  • On 03/07/2013, 12:59

Diego Laxalt ka lene impresa te mira ne Boterorin Under 20. Interi po mban nje sy tek ai dhe ka cuar vezhgues per te pare rritjen e tij. Mazzarri po e shikon nga shtepia dhe po e vlereson në duhet ti jape ndonje shanc per sezonin qe po vjen. Nderkohe lojtari ka ne mendje Interin dhe nuk do qe te humbase kohe dhe te filloje aventuren zikalter.

Per te ardhmen e tij flet ekskluzivisht agjenti i tij Vincenzo d`Ippolito. Ja kush jane planet e dirigjences per mesfushorin e ri uruguajan:

Laxalt po luan shume mire ne Boterorin Under 20. Po tregon sesa vlen ne te vertete?
“Po ben nje turne te madh dhe jam shume i lumtur per te. Eshte i karikuar mendon per boterorin, por mendon me shume per Interin dhe te ardhmen e tij aty”.

Kur te mbaroje Boterori do te jete prezent direkt ne Pinzolo?
“Po, sapo te mbaroje kompeticioni, do te fluturoje direkt ne Itali. Mezi po pret te filloje me Mazzarrin dhe shoket e tij te rinj. Do te jete ne Pinzolo sapo te kete mbaruar te gjitha impenjimet ne Turqi”.

A do ta prezantojne ne Pinzolo?
“Po, por duhet pritur nese Uruguaj do te jete ne finale apo jo. Ne mes te korrikut do te jete ketu”.

Interi po e vezhgon Laxaltin ne kete Boteror?
“Jane shume te gezuar dhe do te qendroje zikalter, edhe pse kane marre gjashte apo shtate telefonata. Duan te gjithe ta marrin por Interi ka thene qe do te qendroje”.

Mazzarri, cfare mendon per te?
“Ka karakteristikat e pershtatshme per lojen e tij, ashtu edhe nga ana dinamike. Per vleresimet perfundimtare duhet pritur akoma”.

Ne rast se vjen tek Interi do te shkoje ne huazim te ndonje ekip tjeter?
“Jo jam i sigurte qe do ta mbajne ne ekip. Ne futboll mund te ndodhe gjithcka por ata mendojne se duhet te qendroje ne ekip. Ne fazen e prekampionatit do te vleresohet me shume”.

Kush nga skuadrat e ka kerkuar tjeter?
“Ne Itali pothuajse te gjitha: Roma, Sampdoria, Udinese e shume te tjera…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.