Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Mbaye: “Ato te Thohir fjale te rendesishme. Per te ardhmen…”

Agj. Mbaye: “Ato te Thohir fjale te rendesishme. Per te ardhmen…”
Ardis
  • On 24/10/2013, 12:32

Thohir ne deklaratat e para italiane si aksioner i maxhorances te Interit ka thene se deshiron te shikoje me shume te rinj nga Primavera zikalter ne skuadren e pare. Mbrojtesi Ibrahima Mbaye po ben shume mire ne huazim tek Livorno dhe mund te jete nje profil ideal per “Interin e te rinjve”. Per te kuptuar dicka per te ardhmen e Mbaye, FcInterNews ka marre ne nje interviste agjentin Giuseppe Accardi. Ja dhe fjalet e tij te sjelle ne shqip nga inter.al:

Thohir ka thene qe do ti pelqente te shikonte me shume te rinj nga shkolla zikalter ne skuadren e pare. Mbaye po ben shume tek Livorno dhe mund te jete shembulli i strategjise se re te Interit.
“Une mendoj se fjalet e Thohir jane ato te nje pronari te nje shoqerie te rendesishme me te rinj te rendesishem. Interi ka djem me vlera absolute qe mund te jene ne klub ne te ardhmen. Mua me duket nje deklarate me vend dhe te mos harrojme qe te rinjte e Interit ne huazim po bejne shume mire te gjithe, jo vetem Mbaye. Vemendja per te rinjte dhe sektori i te rinjve eshte shume i rendesishem”.

Familja Bakrie prej vitesh ne skuadrat e tyre mbeshteten tek te rinjte. Qe nga viti i ardhshem Thohir a do te implementoje nje filozofi te tille?
“Une kam raporte miqesie me familjen Bakrie qe prej 20 vitesh dhe punoj e bashkepunoj. Kane pasur gjithmone vemendje te vecante per te rinjte dhe nje shoqeri e rendesishme si Interi  qe mbeshtetet vertete do te ishte nje kthese e rendesishme, por edhe kjo eshte nje okazion per te krijuar nje grup me vlere qe mund te kete vazhdimesi. Mbase fillimisht mund te kete ndonje veshtiresi dhe duhet te rriten nga ana e personalitetit, por ne pak vite do te kishin nje grup ne gjendje qe te conte Interin dhe te fitonte trofe te rendesishme, sic ka qene ne te kaluaren”.

Thohir eshte mik i familjes Bakrie. Mund te kete kerkuar ndonje keshille perpara se te nise kete aventure tek Interi?
“Nuk e di, por eshte e mundur. Raportet e mira te miqesise edhe ne nivel biznesi mund te jete nje indikacion, por nuk jam i sigurte…”

Interi ka ndermend qe ta risjelle ne baze (Mbaye) qe nga viti i ardhshem?
“Eshte e nevojshme qe tja kerkosh Interit. Sigurisht eshte ne pronesi te tyre dhe eshte i huazuar. Ka vemendjen e klubeve te ndryshme ne Itali dhe jashte saj dhe eshte e nevojshme te vleresohen, mbas nje viti eksperience tek Livorno, mund te hyje ne baze nese do te jete gati per te bere nje sezon ne nje skuader te rendesishme si Interi. Une mendoj se po, pastaj secili ka idete e tij. Kjo eksperience po i sherben shume mire atij, luan ne vazhdimesi dhe rritet akoma me shume, edhe fizikisht. Ka nje trajner shume te zotin qe po i meson sekretet qe do ti duhen per karrieren e tij profesioniste. Llogjika duhet te jete kjo, por nga tani e deri ne fund te sezonit mungojne akoma shume muaj dhe mund te ndodhe gjithcka…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags