Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,884 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Mbaye: “Neser takoj Tare-n, nuk jam optimist. Inter ka nje sektor te te rinjve te shkelqyer, por me Mazzarrin…”

Agj. Mbaye: “Neser takoj Tare-n, nuk jam optimist. Inter ka nje sektor te te rinjve te shkelqyer, por me Mazzarrin…”
Xhorxh Gellci

Mungon vetem “OK” i Ibrahima Mbaye per ta bere efektiv kalimin e Hernanes tek Inter. Sipas SKY, nuk do te jete e lehte te gjendet nje marreveshje, pasi Mbaye kerkon shume. FcInter1908.it ka intervistuar ekskluzivisht agjentin e Mbaye, i cili konfirmon se nuk do te jete e thjeshte:

Pershendetje zoti Accardi, me sa duket gjithcka eshte e bere: Hernanes ne Milano dhe Mbaye ne Rome, tek Lazio?
“Do isha shume i kujdesshem te thoja qe eshte gjithcka e bere. Ka akoma shume interesa ne mes, neser duhet te takoj Igli Tare, por nje takim nuk do te thote mbyllje e marreveshjes.”

Mund te na i shpjegosh interesat qe jane ne mes?
“Nese Lazio do e njohe vleren e lojtarit, per ne nuk do te kete asnje problem te transferohemi ne Rome. Por per momentin nuk kam shume besim dhe nuk jam optimist, ashtu sic eshte shumica e njerezve.”

Mbaye hynte ne projektet e Interit, por tani shitet perfundimisht. Si ka mundesi?
“Mendoj se Mazzarri eshte nje trajner i papershtatshem per Interin. Me te, zikalterit rrezikojne te djegin nje pjese te mire te te rinjve qe kane. Thohir kishte ardhur me qellime te tjera, por qe duken te parealizueshme me teknikun aktual.”

Po thoni qe Mazzarri nuk eshte nje trajner i zoti?
“Besoj se tekniket e zote jane te tjere, nje trajner i mire di gjithmone ku t’i vendose lojtaret e vet. Ju sjell shembullin e Belfodil. Sipas jush, sot, mund ta vleresoje dikush? Askush nuk mundet dhe kjo sepse Mazzarri nuk ka qene ne gjendje t’i gjeje nje rol.”

Shperthimi dhe vleresimi i Mbaye bejne te thuhet qe sektori i te rinjve te Interit punon shume mire. Jeni dakord?
“Absolutisht po. Sektori i te rinjve te Interit u ben zili klubeve me te mira europiane, punojne persona shume kompetente, dhe per kete, nese do te isha drejtues tek Inter, do te kisha frike qe nga nje moment ne tjetrin mund te largohen. Behet e bezdisshme me kalimin e kohes: punon mire per te krijuar lojtare te rendesishem per klubin dhe i sheh te lulezojne diku tjeter. Me pak fjale, nuk eshte dicka e bukur…”

Ne kete moment edhe Ranocchia dhe Guarin jane duke patur veshtiresi tek Inter, nuk behet fjale vetem per te rinjte…
“Edhe Kovacic do te shtoja. Sipas jush, jane inkompetente ata qe po interesohen tani per keta lojtare? Problemi eshte gjithmone drejtimi teknik. Ne Angli, lojtare te tille do u sherbenin shume klubeve. Te shohesh nje talent si Kovacic te shperdorohet ne kete menyre nuk eshte bukur per dashamiresit e futbollit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.