Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,262 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Mocinic: “Eshte nje Pirlo i vogel, Interi aktiv per te dhe Kramaric. Nuk vlen me shume se…”

Agj. Mocinic: “Eshte nje Pirlo i vogel, Interi aktiv per te dhe Kramaric. Nuk vlen me shume se…”
Bujar Berishaj

Nje pellg i pelqeyshem per Interin dhe vezhguesit e tij ne kohet e fundit, behet fjale per Kroacine.

Pas blerjes se fundit nga Kroacia, Mateo Kovacic, ka pasur edhe shume emra tjere qe jane lidhur me Interin si Brozovic apo Kramaric, se fundmi eshte edhe emri i Ivan Mocinic, mesfushor i Rijeka dhe kombetares kroate.

Po flitet per nje interesim te Sampdorias per Mocinic, keni pasur ndonje sinjal?
“Jo nuk kam pasur asnje kontakt me klubin dhe nuk me ka telefonuar askush nga Genova. Nuk jam ne dijeni per ndonje interesim te klubit dhe mbi te gjitha ata nuk jane duke kerkuar nje lojtar te tille.”

Per ata qe akoma nuk e njohin, cfare lojtari eshte Mocinic?
“Eshte nje Pirlo i vogel, i pelqen te luaj para mbrojtjes dhe eshte shume i talentuar teknikisht.”

Ka mundesi qe te nderroj skuader ne janar?
“Rijeka llogarit shume ne lojtarin edhe pse kete vit ka luajtur pak per shkak te lendimit te pesuar pak para debutimit te Kroacise ne Boteror. Per ate ka qene nje aventure fatkeqe ne Brazil, por tani lendimi eshte prapa shpines dhe eshte kthyer ne fushe.”

Eshte folur per nje lendim te Inter, mund te na zbuloni dicka?
“Vezhguesit zikalter kane ardhur per te ndjekur Kramaric dhe pastaj kane vene re edhe ate. Tani per tani kane nenvizuar emrin e tij. Deri tani ka vetem sinjale te vogla, asgje me shume.”

I pelqen Italia apo do te preferonte nje kampionat tjeter?
“Do t’i pelqente te luante ne Itali dhe eshte nje tifoz i Interit (kur ka qene me i vogel i ka shkruar edhe nje leter Morattit), por e perseris, Rijeka do ta vleresoj dhe cmimi i tij eshte pergjysmuar pas lendimit, sipas mendimit tim nuk vlen me shume se 4 milione, nese duhet te kete nje zhvendosje te tij Itali atehere Verona dhe Spezia do te ishin krosi te preferuara duke pare raportet e mira me shoqerine kroate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.