Agj. Nocerino: “Nuk do nje sezon tjeter si ai i kaluari. Pista Inter…”
“Nese Antonio luan, eshte i lumtur. Nese nuk luan, nuk eshte mire. Nje vit si ai i shkuari nuk do te perseritet. Nese nuk ka per te gjetur vend, me mire te ndryshohet.” Keshtu flet agjenti i Antonio Nocerino, Marco Sommella, duke lene nje mesazh te qarte per teknikun Massimiliano Allegri. Mesfushori i Milanit nuk ka asnje qellim te kaloje nje tjeter sezon ne pankine, edhe pse ka shume deshire te shkoje ne Boteror. Per kete i duhen garanci, prandaj Interi i Mazzarrit, qe e pelqen shume lojtarin, mund te paraqitet me nje oferte konkrete: “Mes alternativave te mundshme tek Milan, pista zikalter eshte ajo me e mundshmja” – shpjegon Sommella ne SportMediaset.- “Per momentin nuk ka asgje por qe sot deri ne 3 shtator mund te ndodhe gjithcka.“