Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Pinilla: “Asnje kontakt, ndoshta klubet po flasin. Ne janar…”

Agj. Pinilla: “Asnje kontakt, ndoshta klubet po flasin. Ne janar…”
Xhorxh Gellci

Ne oret e fundit, ne shtepine e Interit eshte kthyer emri i Mauricio Pinilla, i diskutuar edhe ne merkaton e Janarit per te forcuar repartin sulmues. Agjenti i tij ka folur ekskluzivisht per FcInter1908.it per te dhene shpjegime per pozicionin e lojtarit, qe eshte tifoz i deklaruar i Interit. Ja cfare ka thene ai:

Miredita Caliandro, donim t’u pyesnim nese ka interesim te Interi per Pinillan ne kete sesion merkatoje ose ne qofte se ke patur kontakte me shoqerine zikalter.

“Kete lajm e ka perhapur Gazzetta dello Sport, dhe une kam shume pak per te thene. Absolutisht nuk kam patur asnje kontakt me klubin e Interit.”

Pra, situata eshte e ndryshme nga ajo e Janarit…

“Janari i takon te shkuares dhe nuk solli rezultatin qe prisnim, tani ecim perpara dhe mendojme per te ardhmen.”

E perjashton faktin qe Interi mund t’u kontaktoje per te blere lojtarin?

“Kete nuk mund ta them me siguri. Ndoshta klubet po flasin. Kjo eshte e pamohueshme. Tani per tani nuk kam patur asnje kontakt dhe nuk di absolutisht asgje. Merkatoja eshte shume e hapur por zgjidhjet duhet te gjenden ne fillim mes shoqerive dhe duhet te jene objekt diskutimi mes tyre per te kuptuar nese lojtari eshte i pershtatshem per sistemin e lojes qe perdorin. Tjeter nuk di, mua me pelqen te flas me te dhena konkrete. Nuk me pelqejne frazat “ne qofte se”, “por” ose “do me pelqente”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.