162 views
Agj. Silvestre: “Deshiron te qendroje ne Milano dhe te binde Mazzarrin.
Matias Silvestre nuk eshte akoma i bindur te pranoje destinacionin e Parmes. Perkundrazi, sipas agjentit te tij, mbrojtesi konfirmon deshiren per te qendruar ne Milano dhe te luaje kartat e tij me fanellen e Interit.
“Nuk ka asnje tratative per momentin, nuk jam ne Itali dhe vetem javen e ardhshme do te vij per te folur me shoqerine. Silvestre eshte nje lojtar i Interit dhe do te qendroje dhe te binde Mazzarrin” – ka thene Fernando Cosentino, agjent i mbrojtesit argjentinas.
Nese gjerat vazhdojne keshtu, lojtari i dyte pas Cassanos qe do te shkoje tek Parma, mund te jete Longo, Benassi ose Mariga.