Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,103 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Vidic: “Mungon pak per 100%. Inter vlen sa Manchester dhe ka fituar me shume se Barca…”

Agj. Vidic: “Mungon pak per 100%. Inter vlen sa Manchester dhe ka fituar me shume se Barca…”
Xhorxh Gellci

Nemanja VIdic do te jete perforcimi i pare i merkatos verore per Interin e Erick Thohir. Dje presidenti zikalter ka pranuar qe tratativa eshte e mbyllur me 90% dhe sot ka ardhur edhe konfirmimi i agjentit te lojtarit, Silvano Martina:

“Dje ka folur presidenti, dhe nese ka folur ai nuk ka nevoje qe une te shtoj gje tjeter. Konfirmoj ate qe ka thene.”

Sa mungon per te arritur 100%?
“Hmm, mendoj qe mungojne disa detaje, ndonje dite, nuk e di… Gjera te vogla, qe behen per pak dite.”

Ka patur skuadra te tjera mbi lojtarin?
“Nuk i pergjigjem kesaj pyetjeje, eshte e kote ta them per te krijuar rremuje. Nuk mund te pergjigjem.”

Eksperienca tuaj tek Inter, ka influencuar ne zgjedhjen e lojtarit?
“Jo, absolutisht jo… Une kam luajtur 30 vjet ne Itali, i njoh te gjithe. Por lojtarit i pelqen destinacioni, e kujt nuk i pelqen Interi? Eshte nje klub i rangut boteror, historia e tij eshte e krahasueshme me ate te United dhe te Barcelones. Perkundrazi, zikalterit kane fituar me shume se blaugranat. Prandaj atij i pelqen shume. Pastaj eshte nje ceshtje ciklesh, nuk mund te fitohet gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.