Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Wallace: “Deshiron Interin, klub i madh. Tani…”

Agj. Wallace: “Deshiron Interin, klub i madh. Tani…”
Xhorxh Gellci

Ne oret e fundit, tratativa per Islan eshte ndalur. Tani Interi, qe ka nevoje per nje lojtar krahu per t’ja dorezuar Mazzarrit, po shikon per alternativa per anesorin e Juves. Nje nga keto alternativa eshte edhe i riu brazilian Wallace. Lojtari i vitit 1994 ndiqej nga Interi prej kohes te Fluminenses, por atehere arriti qe ta merrte Chelsea, e cila e la nje vit tek Fluminense ne huazim dhe tani eshte e orientuar ta huazoje perseri. Per kete arsye, marreveshja eshte e arritshme. FcInterNews ka kontaktuar me agjentin e Wallace, Frederico Moraes, dhe inter.al ju sjell fjalet e tij:

Interi ka bere nje oferte per Wallace?
“Per momentin nuk ka akoma asgje zyrtare.”

Flitet per zikalterit ne kontakt me Chelsean per te riun…
“Do te ishte shume interesante si mundesi nese do te kishte dicka konkrete. Sidomos nga ana e lojtarit…”

Do te shkonte ai tek Inter?
“Interi eshte nje klub i madh dhe do te ishte sigurisht nje destinacion i aprovuar nga lojtari.”

Cilat jane kohet per te mbyllur tratativen?
“Une shpresoj ta zgjidh situaten deri ne fundjave.”

Interi nuk ju ka kontaktuar?
“Ka disa kohe qe nuk i degjoj. Ishin shume te interesuar ne kohet e Fluminense. Nese do te shkonte tek Inter, do te ishim te gjithe te kenaqur. E perserit: eshte nje destinacion i pelqyeshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.