Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

876 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Wellington: “I ka thene Jo Galatasarayt per Interin. Ne fillim Isla, pastaj..”

Agj. Wellington: “I ka thene Jo Galatasarayt per Interin. Ne fillim Isla, pastaj..”
Xhorxh Gellci

Interi eshte ne ndjekje te nje mesfushori. Emri i pare ne liste, sic ka qene gjithmone, eshte Radja Nainggolan. Por duke pare veshtiresite per te arritur tek belgu, zikalterit kane kerkuar edhe alternativa te tjera. Nje nga me te besueshmet per sot, eshte lojtari brazilian i Sao Paulo, Wellington. Lojtari i vitit 1991, do te ishte alternativa ideale e Cambiassos. Nuk kushton pak, por klubi brazilian e ka kuptuar qe nuk mund ta mbaje me, pasi deshira e tij eshte te largohet. Kerkesa e bere tek Interi, ashtu si tek Galatasaray qe tani eshte jashte loje, ishte prej 8 milion euro, me mundesine per ta marre Wellington ne huazim. Ja te gjitha prapaskenat e tratatives te zbulura nga agjenti i lojtarit Gustavo Aribas, ne nje interviste ekskluzive per FcInterNews, te sjelle ne shqip nga inter.al.

Interi eshte pas Wellington?

“Me mire te pyesni Brancen. Megjithate, interesi i zikalterve eshte dhe eshte i madh. Njerezve te merkatos aty i pelqen shume.”

Ka mundesi te mira qe te zbrese ne Milano?

“Te shohim. Akoma nuk kemi filluar punen seriozisht dhe nuk jemi ne nje faze shume te avancuar. Lojtari pelqehet dhe ky eshte nje detaj i rendesishem. Tani Interi ka si prioritet marrjen e Isla, dhe pastaj do shohim nese do bejne te njejten gje me Wellington…”

Sao Paulo e shet ne huazim?

“Per formulen e shitjes, sinqerisht nuk kemi folur akoma. Kur tratativat te arrijne ne ate pike, do te diskutojme. Eshte nje hipoteze.”

Sa kerkon klubi brazilian per Wellington?

“Shifrat nuk me takon mua ti jap, aq me pak ti komentoj.”

Do te vinte lojtari tek Inter?

“Interi eshte nje skuader e madhe dhe Wellington do shkonte me gjithe qejf.”

Galatasaray eshte jashte loje?

“Po, lojtari e ka refuzuar huazimin tek turqit.”

Pse?

“Sepse deshiron vetem Interin.”

Persa i perket kohes, do duhet shume per kalimin e tij tek Inter?

“Ne presim qe te zgjidhet ceshtja Isla, pastaj do te fillojne te trajtojne per Wellington.”

Pra, ne fillim njeri, pastaj tjetri?

“Mendoj se kjo eshte ideja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.