Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,476 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti Berardi: “Marrëveshja shumë e qartë në mes të Sassulos dhe Juves, por Interi është i fortë. Marotta thotë jo? Ja situata”

Rinor Sopaj

Inter, Sassuolo dhe Juventus: tri mundësi për të ardhmen e Domenico Berardit. Një situatë gjithmonë e më e nxehtë. Për t’i qartësuar fjalët e Marottas (“Lojtari nuk do të shkoj tek Inter”), FcInterNews ka intervistuar Simone Seghedonin, agjentin e talentit italian.


Pas refuzimit të Juventusit qëndron dëshira e lojtarit për të shkuar tek Inter?

“Situata është shumë e qartë: në mes të Juventusit dhe Sassuolos ka një marrëveshje, në bazë të së cilës lojtari do të qëndroj edhe një vit në Reggio Emilia sepse dëshiron të luajë në Europa League. Interi ëshë një lajm i orëve të fundit, kemi një ofertë të rëndësishme dhe shoqëria do ta vlerësojë”.

Për cfarë arsye Giuseppe Marotta, i ka dhënë ato deklarata?
“Nuk e di, mendoj se është një vlerësim personal. Unë i respektoj mendimet e të tjerëve por duhet ta presim Domenicon. Vendimi nuk do të jetë i imi por i lojtarit”.

Interi do të ishte sigurisht një destinacion i mirëseardhur.
“Besimi i djaloshit është zikaltër, por kjo nuk hyn në rrugën e tij si lojtar. Ai është një profesionist dhe me Sassuolon ka shpërthyer. Mbështetja nuk është e rëndësishme, por projekti teknik”.

Kur do ta shohim fundin?
“Së shpejti. Në ditët e ardhshme do ta vlerësojme ofertën në detaje”.

Ka skuadra të tjera të interesuara për lojtarin?
“Një pyetje për Sassuolon, por sigurisht që nuk mungojnë klubet që e duan lojtarin. Interesimet kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mbesin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.