Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,570 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Alvarez: “Ricky do te rinovoje me Interin. Pastore…”

Agjenti i Alvarez: “Ricky do te rinovoje me Interin. Pastore…”
Inter Club Staff

“Alvarez do te rinovoje me Interin”. Kete ka shpjeguar Marcelo Simonian, agjenti i numri 11 zikalter. Gjithcka eshte e bere tashme ndermjet Interit dhe Argjentinasit: Zgjatje kontrate nga viti 2016 ne vitin 2018 dhe rritje e rroges nga 1 milion Euro ne 1,8 milion Euro plus bonuse. I njejti Simonian ka folur edhe disa fjale per Javier Pastoren: “Ai nuk do te largohet nga PSG ne huazim kete janar”. Sipas Corriere dello Sport, eshte e thjeshte te imagjinohet qe ish tranjeri i Napolit do te festonte nese do ti vinte nga merkato nje talent si Javier Pastore. Por takimi i djeshem ndermjet drejtorit sportiv te Interit, Piero Ausilios dhe agjentit te Flaco, Simonian, me shume ka sherbyer per te folur per kontraten e Ricky Alvarez sesa per transferimin e Pastores. Por hipoteza e nje blerje te mundeshme te Pastores nga ana e Interit nuk hidhet komplet poshte, sepse ne vere Thohir do te investoje ne lojtare te rinj, dhe me pas do te shihen se cilet do te jene te perzgjedhurit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.