Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

371 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Andriy Lunin: “Interi e ndjek, kushton gjashtë milionë”

Agjenti i Andriy Lunin: “Interi e ndjek, kushton gjashtë milionë”
Rinor Sopaj

Sipas disa thashethemeve të merkatos, Interi tashmë ka filluar të mendojë për pasardhësin e Handanovicit dhe ai mendohet të jetë Andriy Lunin, portier ukrainas i lindur më 1999.

Irakli Khvedeliani nga PlayersAgency, tregon për FcInterNews.it, situatën e lojtarit të Zorya Luhansk. “Lunin nuk ka agjent zyrtar. Në këtë moment e përfaqësoj unë dhe së bashku me babanë e tij po punojmë për të ardhmen e lojtarit. Mund të them që nuk kam pranuar ofertë zyrtare nga ana e Interit dhe as nga ana e ndonjë klubi tjetër. Shumë shoqëri janë interesuar për të. Nga zikaltërit te Juventuesi, nga RB Salisburgu te Leicesteri, por asnjëra nuk ka bërë progres – shpjegon agjenti dhe zbuluesi i talentëve -. Andriy ka një eksperiencë të mirë për moshën e tij. Ka debutuar me kombëtaren, ka luajtur poashtu edhe në Ligën e Evropës. Koha do të tregojë më shumë për të. Për mua mund të transferohet në një klub të madh, pikërisht aty mund ta kuptojë në qoftë se mund të luajë në nivele të larta. Kartoni i tij kushton të paktën 6 milionë euro për aq sa kam informacione unë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.