Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

975 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Bardi: “Eshte gati per Interin, nuk do te shqyrtoje oferta te tjera. Krahasimi me Zengen…”

Agjenti i Bardi: “Eshte gati per Interin, nuk do te shqyrtoje oferta te tjera. Krahasimi me Zengen…”
Ardi Deda

Interi mendon per portierin e se ardhmes, qe i pergjigjet emrit te Fancesco Bardi. Lojtari i ri zikalter po ben shume mire me Livornon ku eshte dhene hua dhe mund te kthehet ne janar, sidomos ne rast te shitjes se Handanovic. Per te mesuar te rejat me te fundit ne lidhje me te ardhmen e lojtarit FcInternews.it ka pyetur ekskluzivisht agjentin e tij Vincenzo Rispoli.

Ja dhe fjalet e tij: “Ausilio ka hapur mundesine e rikthimit te lojtarit? Nuk e ka bere te sigurte, ka thene qe mund te kthehet jo vetem sepse eshte i ri por edhe per kualitetin e tij. Por tani jemi akoma ne mars dhe ka kohe per te folur, ai eshte gati per cfaredolloj thirrje, por me pare duhet te kuptojme te ardhmen me Interin. Nese ka patur tashme nje bisedim me Interin? Jo, deri me tani asnje bisede me Ausilio, qe eshte shume i zene ne kete periudhe, por e ka ndjekur gjithmone dhe kur do ta konsideroje te pershtatshme do ta therrase. Interesime nga klube te tjere? Eshte i ndjekur, por mbetet i Interit dhe eshte i kenaqur per kete. Interi eshte nje nga skuadrat me te rendesishme ne bote dhe ne as nuk e enderrojme te vleresojme oferta te tjera. Ai si Zenga ne 1983? Gjithsecili ka historine e tij, une kam pese vjet e gjysem qe e ndjek dhe e shoh te permiresohet ne nivel futbollistik dhe njerezor, ka cilesi te rendesishme, por nuk e kemi sponsorizuar kurre sic ka ndodhur me te tjeret. Eshte edhe pjese e forces se tij, por krahasimet nuk me pelqejne sepse pastaj kane efekte negative. Perse Perin ne kombetare dhe ai jo? Jam i nderuar qe ndjek Bardin, jam i kenaqur dhe nuk shoh te tjeret”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags