Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Bardi: “Inter beson shume tek ai. Tani…”

Agjenti i Bardi: “Inter beson shume tek ai. Tani…”
Ardi Deda

Nuk mund te kalonte pa u vene re paraqitja qe ka bere dje Francesco Bardi ne San Paolo kunder Napolit. Dhe atehere, per te njohur ndjesite e portierit i cili eshte ne pronesine e Interit, calcionews24 ka pyetur agjentin e tij Vincenzo Rispoli: “Une besoj thellesisht tek Francesco, do ta shihni se mund te beje akoma me mire. Ka cilesi qe e bejne te madh, eshte i perulur dhe nuk pelqen te beje skena, sic thuhet nga ne ne Genova. Pelqen qe te flasin faktet, nuk eshte i zoti si te tjeret ne marredheniet publike. Jam i lumtur edhe per fitoren e Chievo, nje skuader e ngritur me aftesi te medha nga presidenti Campedelli”. Me pas agjenti flet per raportin me klubin qe zoteron pronesine e kartonit te tij: “Ne nuk pelqejme te bejme shpallje por te punojme fort dite pas dite. Kultura e punes sjell gjithmone rezultate. Inter beson shume te Francesco, deshironte ta jepte vetem ne forme huazimi, dhe per kete nje motiv do te kete. Tani i takon atij te rritet pa presione ne nje ambient perfekt si ai i Chievo. Kombetarja? Nuk eshte nje mendim fiks, me pas nese do te vij eshte e qarte qe do te ishte nje gezim i madh. Tani duhet te vazhdoje keshtu, Inter do ta mbikqyre per te gjithe sezonin“.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags