Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,099 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Berardit: “Interi është rikthyer dhe i vendosur. Tani radha e Sassuolos”

Rinor Sopaj

Interi rikthehet tek Domenico Berardi. Agjenti i lojtarit, Simone Seghedoni, e konfirmon këtë për mikrofonët e GazzaMercato: “E vërtetë, Interi është rikthyer dhe duket shumë i vendosur. Tani Domenico është në pushime: pas kthimit të tij do ta shqyrtojmë situatën. Por është e qartë që tani vendos Sassuolo: presim lëvizjet e klubit”.

Sipas Laudisas, ekspertit të merkatos nga radhët e Gazzetta dello Sport, lojtari është shumë i interesuar që të luajë si titullar me fanelën zikaltër dhe me një pagë prej 2.5 milionësh për sezon (tani ai fiton 1.1). Presidenti i Sassuolos tashmë e ka bërë të ditur që dëshiron ta mbajë sulmuesin, por oferta e Ausilios tashmë e ka barazuar atë të Juventusit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.