Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Caldiroles: “Faleminderit Interit dhe Ausilios. Klauzola e tij…”

Agj. Caldiroles: “Faleminderit Interit dhe Ausilios. Klauzola e tij…”
Ardis
  • On 28/06/2013, 12:30

Luca Caldirola eshte tashme nje ish lojtar i Interit. Mbrojtesi i dale nga sektori i te rinjve zikalter eshte shitur tek Werder Bremen, qe ka ofruar nje shifer prej 3-4 milione € per kartonin e tij. Filozofia e klubit te Corso Vittorio Emanuele eshte e qarte: do te akumuloje para me ata lojtare qe jane ne listen e merkatos. Mbas nje prezantimi te madhe ne Europian me kombetaren italiane U21 tashme i erdhi nje okazion i madh, si per lojtarin, ashtu edhe per Interin. FcInterNews na sjell intervisten e agjentit te Luca Caldiroles, Marco De Marchi:

Si linden tratativat per Caldirolen tek Werder?
Interi beri me dije interesin e saj tek ekipi gjerman. U takuam dhe folem mbi te ardhmen. Zgjedhja per te cuar Caldirolen tek Werder Bremen iu pershtat te dyja ekipeve. E ndjej se duhet te shtoj dicka…

E cila eshte?
Duhet te falenderoj Inter-in, qe ka arritur ta rrise Caldirolen ne menyren me te mire dhe i dha mundesine per te bere eksperience te madhe.

Eshte i gezuar per kalimin e tij ne Gjermani?
Sic ka thene dje, Bundesliga eshte maksimumi ne nivelin e kampionateve europiane.

Interesimi i Werder Bremen eshte rritur gjate Europianit?
Nuk e di, di te them se ishte nje tratative shume e shpejte, Oferta ka ardhur vetem disa dite me pare, nuk eshte e thene se mund ta kene ndjekur gjate Europianit.

Eshte e vertete qe Interi ka nje klauzole per riblerjen e tij me 4,5 milion?

Jane gjera qe i vendosin shoqerite, une nuk di asgje. Mund te jete…

Interi e ka shitur, me «gjysem zemre», per te akumuluar para ne nje moment te veshtire?
Eshte nje pyetje qe ne kete moment vetem Interi mund ti pergjigjet. Nuk e di nese eshte ceshtje parash. E vetmja gje qe mund te them eshte te falenderoj Ausilion, i cili e njeh shume lojtarin qe e ka lejuar qe te rritet duke luajtur ne Serie B.

Tashme e ardhmja e Caldiroles quhet Bundesliga…
Nuk e fsheh qe ka qene nje zgjedhje e veshtire, por ishte nje marreveshje qe kishin miratim nga te dyja palet. Luca eshte i gezuar dhe mezi po pret te filloje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.