Agjenti i D’Ambrosios shperthen: “Doni te verteten per Danilon? Me kane care **** te gjithe ata…”
Vincenzo Pisacane, agjenti i Danilo D’Ambrosio – nder te tjere – ka folur per mikrofonat e TuttoMercatoWeb.
Ai eshte ndalur te gjendja e lojtarit te Interit, dhe tek e ardhmja e tij me shume, duke u shprehur teper i nervozuar per fjalet qe dalin per te cdo sezon.
“Doni te verteten? Me eshte care **** qe cdo vit te degjoj te gjithe ata qe thone se Danilo eshte ne sezoni e tij te fundit tek Interi.”
“Ai e ka treguar gjithmone se eshte nje lojtar shume i rendesishem. Cdo vit arrin qe te gjeje hapsire te Interi i tij.”
“Ka bluzen e Interit te bere tatuazh mbi lekure dhe kur humbet, humbet dy here: njehere si lojtar dhe njehere si tifoz.”
“Per te Interi eshte special, e ka brenda ne shpirt dhe ne zemer. A do te rinovoje? Po. Po flasim me klubin e Interit.”
“Mendoj se shume shpejt do te vije nje rinovim per nje sezon tjeter. Eshte thjesht nje ceshtje kohe e shume shpejt do te publikohet.”
Me pas, per zikalterit e Antonio Contes ai ka thene: “Interi eshte i forte. Ka nje tranjer teper te madh ne pankine.”
“Edhe zikalterit e kane ndjere pak ngarkesen e Covid. Por ka kohe per te bere nje kampionat te madh, nga ketu e deri ne fund.”