Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Dimarcos: “Ja cfare objektivi ka Interi dhe lojtari per te ardhmen. Ausilio ka folur me te dhe…”

Agjenti i Dimarcos: “Ja cfare objektivi ka Interi dhe lojtari per te ardhmen. Ausilio ka folur me te dhe…”
Inter Club Staff

Rreth tre jave me pare Interi ra ne San Siro ne humbjen e pare sezonale ne shtepi. 

Fajtore per kete ishte Parma e cila arriti te siguronte nje fitore te madhe ne Meazza ndaj zikalterve.

Goli ne kete ndeshje u shenua pikerisht nga nje lojtar qe eshte ne pronesi te Interit dhe qe ka dale nga akademia zikalter: Federico Dimarco.

Jo te pakte kane qene zerat keto jave per faktin se si nje futbollist i ri i talentuar nuk e ka pasur asnjehere shansin te luaje per Interin ne nje pozicion qe Interi ka vuajtur per vite me radhe dhe normalisht eshte kthyer si teme diskutimi nese ai e meriton nje rikthim ne baze ose jo.

Image result for di marco parma inter

E keshtu, pikerisht per kete ka folur ne Radio Marte, agjenti i njohur Giuseppe Riso i cili menaxhon edhe Federico Dimarcon.

Keto kane qene fjalet njeriut qe arriti te bente realitet huazimin e tij nga Interi tek Parma:

“Ausilio perpara se ai te largohej tek Parma i ka folur dhe i ka treguar se sa i rendesishem eshte ai per te ardhmen e Interit.”

“Zikalterit besojne me te vertete tek ai dhe objektivi i Interit dhe i lojtarit per te ardhmen eshte te rikthehet ne shtepi.”

“Ai ne San Siro ishte nje gol i cmendur, totalisht i cmendur.”

“Ai e ka kete cilesi: ka nje te majte te fuqishme dhe te sakte. Luan futboll te bukur dhe le pak hapsira. Te gjithe enderrojme nje te ardhme me te tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.