Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Dzekos zbulon: “Ja pse Edin rinovoi kontraten e tij me Romen. Fajin ne te vertete e ka Icardi.”

Agjenti i Dzekos zbulon: “Ja pse Edin rinovoi kontraten e tij me Romen. Fajin ne te vertete e ka Icardi.”
Inter Club Staff

Nuk ishte nje surprize e vogel per te gjithe dje lajmi qe Edin Dzeko rinovoi kontraten e tij me skuadren aktuale Romen.

Ne momentin kur te gjithe, gazetare dhe tifoze mendonin se Dzeko kishte dhene fjalen e tij per te kaluar heret ose vone ne Milano, eshte zyrtarizuar rinovimi i tij deri ne 2022 me Romen.

Por agjenti i tij sot i ka habitur edhe ai te gjithe me deklaratat duke ja vene fajin e rinovimit… Icardit.

I intervistuar nga mikrofonat e Tele Radio Stereo ne Itali, agjenti i Edin Dzeko, Silvano Martina ka folur per tratativen me Interin dhe per rinovimin kontraktual te lojtarit me Romen.

“Edin Dzeko ka Romen dhe vetem Romen ne zemer dhe nuk jane fjale keto vetem per shkak te situates por sepse ai i ndjen vertete ato fjale.”

“Opsioni Inter ishte me te vertete shume i rendesishem dhe shume konkret, por qe te behej duhej pritur edhe pak.”

“Fajin per kete nuk e ka Dzeko. Nje lojtar si Edin nuk mund te prese dot zgjedhjet e dikujt tjeter. Nuk mund te prese Icardin qe te vendose te largohet apo jo. Edin nuk pret sepse ka nje histori nga pas.”

“Ishte pikerisht ky momenti ku Edin u ndje shume i rendesishem ne nje klub te rendesishem si Roma dhe nga aty lindi ideja e rinovimit, gje te cilen e beri me entuziazem te madh dhe me zemer”, ka shpjeguar Martina.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.