Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

919 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Gabigol: “I përqendruar tek Olimpiada, presim oferta zyrtare. Kontakte me Interin.”

Agjenti i Gabigol: “I përqendruar tek Olimpiada, presim oferta zyrtare. Kontakte me Interin.”
Rinor Sopaj

Objektivi i merkatos së Interit dhe Juventusit, Gabigol, e ardhmja e të cilit akoma nuk është e qartë. Sulmuesi i Santos është pjesë e kombëtares së Brazilit e cila do të paraqitet në Olimpiadë.

Për ta kuptuar më mirë situatën e Gabigol, Calciomercato.com ka kontaktuar me Wagner Ribeiron, i cili deklaroi: “Me zikaltërit kemi pasur një kontakt, por për të ardhmen e lojtarit po presim oferta zyrtare. Sot lojtari është i përqendruar vetëm tek Olimpiada, pastaj do t’i bëjmë vlerësimet tona. Juventus është një shoqëri e rëndësishme, Evropa është në fatin e djaloshit. Do të shohim cfarë do të ndodhë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.