Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Gabigol ngre akuza te renda: “Deshtoi tek Interi sepse Zanetti dhe Icardi ishin xheloz: ata i bene…”

Agjenti i Gabigol ngre akuza te renda: “Deshtoi tek Interi sepse Zanetti dhe Icardi ishin xheloz: ata i bene…”
Inter Club Staff

Pas nje prezantimi qe tek Interi nuk shihej qe prej koherave te Ronaldos, pritshmerite mbi Gabigol, sulmuesin brazilian qe Suning bleu ne 2016 si goditjen e pare te madhe, ishin ne menyre te kuptueshme shume te larta.

Ish-lojtari i Sanstos, ne fakt, u ndal te vetem nje gol i shenuar, dhe vetem 10 ndeshje te luajtura nga ai ne Milano.

Por pasi ka deshtuar ne futbollin europian edhe me fanellen e Benfices, lojtari eshte rikthyer ne Brazil, ku ka luajtur te Flamengo.

Gabriel Barbosa gjithesesi mbetet nje lojtar shume i talentuar sipas agjentit te tij Wagner Ribeiro i cili ka ngritur akuza shume te renda per Zanettin dhe Icardin.

“Cfare mund te kishte shkuar me mire ne Europe nderkohe qe ai nuk luante? Ai erdhi tek Interi dhe kane bere nje feste te madhe ne nje Teater.”

“Te gjithe me kravate te zeze. Nje feste shume me e madhe se ajo e Kaka. Kjo gje ka shkaktuar xhelozine e thelle te Zanettit, drejtues i klubit dhe Icardit, kapiten i Interit.”

“Ata te dy kontrollonin skuadren dhe e kishin kthyer kunder lojtarit. Ky eshte nje mendim i imi, por e di qe dy argjentinasit ishin xheloze per te.”

“Ai shkoi ne Portugali ku nuk u pa shume nga tranjeri si i huazuar qe ishte. U kthye te Santos dhe u be menjehere kryegolashenues i Brasileirão dhe me pas tregoi vlerat edhe te Flamengo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.