Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Keita: “Ja kur lindi operacioni i transferimit tek Interi. Personi qe ndikoi me shume ishte…”

Agjenti i Keita: “Ja kur lindi operacioni i transferimit tek Interi. Personi qe ndikoi me shume ishte…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka publikuar nje interviste te Roberto Calenda, agjenti i lojtarit me te ri zikalter Keita Balde. 

Ai i eshte pergjigjur disa pyetjeve te gazetarit te La Gazzetta dello Sport duke zbuluar se kur ka lindur ideja per tu transferuar tek Interi nder te tjera.

Ja fjalet e tij:

Calenda, kur lindi operacioni Keita-Inter?

“Ne fund te sezonit te kaluar. Nje darke po flisja me te dhe kuptova qe Keita kishte nje ndjesi sikur nuk e kishte bere ate qe do donte te bente ne Seire A dhe ato 16 gola me Lazion nuk ishin me e mira e tij ne Serie A, por vetem fillimi. Nga aty lindi gjithcka.”

A je i surprizuar qe Monaco e la te largohej?

“Nderkohe qe po flasim, dua te falenderoj Monaco sepse eshte nje klub zoterinjsh: i kane dhene Keita buzeqeshjen, qetesine dhe ndjesine qe nuk duhet te shqetesohet per gjerat jashte fushes. Pas vitesh te tera presionesh dhe premtimesh te pambajtura nga drejtuesit e Lazios, ishte dicka komplet tjeter te kalohej nje sezon si lojtar i Monaco. Nuk jam i surprizuar qe kane vendosur ta lene te largohet tek Interi: operacjoni, nese shkon ashtu si e kemi planifikuar, ben qe te fitojne te gjitha palet.”

Lojtari a eshte i karikuar?

“Ka shume deshire per te shperthyer ne vendin ku u rrit futbollistikisht. Ka 23 vjet mbi shpine, eshte momenti per ta bere. Nuk eshte nje lojtar qe kenaqet me pak.”

Keita do te gjeje Spallettin pas ndeshjeve derbi te Romes. A mund te nxjere me te miren nga ai?

“Eshte personi perfekt ne momentin perfekt. Per te bere Keita qe te beje ate kapercimin e kualitetit dhe per ti dhene nje mentalitet fitues per te cilin ka nevoje. Ka zgjedhur Interin edhe per prezencen e Spallettit. Nje garanci per ne.”

Perjashto Cristiano Ronaldon, cilet kane qene operacionet me te mira ne Itali?

“Ne Itali me ka pelqyer shume merkato e Interit, por jo vetem per Keita por edhe per Nainggolan dhe te gjithe te tjeret. Jam kurioz te shoh edhe Romen e talenteve te rinj. Milani ka marre Leonardon dhe kjo eshte goditja me e madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.