Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

950 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Kondogbia: “Spalletti erdhi vone. I kishte ardhur ne maje te hundes. Ja cfare i bene tek Interi…”

Agjenti i Kondogbia: “Spalletti erdhi vone. I kishte ardhur ne maje te hundes. Ja cfare i bene tek Interi…”
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtare. Geoffrey Kondogbia eshte perfundimisht nje lojtar i Valencias. 

Ai eshte kthyer ne nje pike te palevizshme te Valencias dhe tranjeri i tij Marcelono e vlereson shume ate. Motivi per te cilen valencianet harxhuan 25 milione euro per te eshte pikerisht ky.

Por per te ka folur sot perseri vellai i Kondogbia, njekohesisht edhe agjenti i tij, Evans Kondogbia ekskluzivisht per FcInterNews.it, duke treguar jo pak per eksperiencen negative tek Interi.

Ja fjalet e tij:

“Kam disa vite qe kujdesem per vellain tim. Kam qene edhe une futbollist, por e lash per shkak te problemeve fizike. Nuk ja dola dot. Por ndihem mire, ndihem mire teksa kujdesem per vellain tim.”

Le te kalojme tek Geoffrey. Valencia e ka blere. Ishte ajo qe deshironit…

“Jemi te lumtur. Ne Spanje ndodhet shume mire. Ashtu si e gjithe familja e tij. Te gjithe aspektet jane pozitive. Nga ato te lidhura me futbollin deri tek klima. I pelqen te kaloje kohe dhe ne park, edhe ne plazh, edhe ne qytet. Kudo. Eshte shume i lumtur.”

A eshte e vertete qe Spalletti do e deshironte perseri tek Interi?

“Kur nje lojtar ben mire, te gjithe flasin mire. Kur luan keq, te gjithe flasin keq. Nese gjerat ne Valencia nuk do te shkonin ne menyre pozitive, ata do te kishin thene: ‘Nuk e duam me, kemi nje arsye per ta cuar andej nga ka ardhur’. Por ne themi qe nuk eshte faj i klubit dhe as i tranjerit. Geoffrey flet mire per Spallettin, tregon qe eshte shume i zoti. Por per fat te keq erdhi vone ai. Kondogbias i kishte ardhur ne maje te hundes ambjenti tek Interi dhe ai italian. Gazetat i kishte ne fyt cdo dite, tifozet nuk po e prisnin me. Por i ishte komunikuar qe me pare qe nuk do te ishte me titullar. Geoffrey donte te ishte protagonist per Boterorin, per kete u largua nga Milano…”

Sa inat, Franca nuk e therriti perseri…

“Geoffrey beri gjithcka cfare mundi. Por edhe lojtaret e tjere jane te forte. Titullar ne skuadrat e tyre, kane luajtur ne Champions. Nuk kemi cfare themi. Mund te ishte grumbulluar por nuk ja doli. Zgjedhje qe duhet ta pranojme.”

Nese Valencia nuk do te kishte mundesi ekonomike per ta blere, a do te qendronte tek Interi?

“Ka bere nje sezon mjaft te mire. Me kane telefonuar skuadra angleze dhe spanjolle por edhe nje italaine. Nuk jua them se kush. Prioriteti i tij ka qene Valencia. Nese nuk do te kishte qendruar, do te kishte pasur shume opsione per te ardhmen.”

Keshtu eshte e sigurt qe do te qendroje? Nuk do te shitet per arsye bilanci nga Valecnia?

“Per ne situata me e mire eshte Valencia. Te pakten edhe per nje ose dy sezone.”

Ndonje gje per te shtuar?

“Mua me ka ardhur shume keq qe nje njeri i madh si Spalletti ka thene dy here publikisht qe Kondogbia duhet te nderroje agjent. Por nje prokurator skarco si puna ime i solli nje skuader qe pagoi per nje bidon 25 milione euro dhe nje nga mbrojtesit e krahut me te mire ne bote per momentin, Cancelon…”

Per cfare e zgjodhi Interin, Kondogbia? 

“Per Mancinin. Per projektin e tij. Por futbolli nuk eshte shkence ekzakte. Dua te perseris qe Kondogbia nuk ka asgje kunder Interit. Eshte vete jeta. Ose si nje histori dashurie ne te cilen per shume motive ndonjehere nuk funksionon. Si per shume lojtare. Interi mbetet nje klub i madh. Me apo Geoffrey dhe per kete nuk kemi dyshime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.