Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,197 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Kovacic: “Shitja? Idiotlliqe! Ekziston vetem nje realitet, dhe ky realitet eshte…”

Agjenti i Kovacic: “Shitja? Idiotlliqe! Ekziston vetem nje realitet, dhe ky realitet eshte…”
Inter Club Staff

Ka folur per calciomercato.com Nikki Vuksan, agjenti i talentit kroat te Interit Mateo Kovacic, i cili ka folur per gjendjen qe po kalon djaloshi ne klubin zikalter.

Zoti Vuksan, sot disa gazetta (Tuttosport) kane folur se lojtari qe ju perfaqsoni nuk eshte i lumtur me situaten e tij, dhe qe kerkon qe te shitet: Cfare mund te na thoni per kete gje?

“A mund te tregohem i sinqerte?”

Patjeter.

“Jane te gjitha idiotlliqe (stronzate). Gazetaret Italiane kane gjithmone nevoje te shkruajne dicka, qofte edhe shpifje.”

Por nuk do te ishte ndonje gje e cuditeshme nese lojtari do te kerkonte me shume hapsira…

“Normale… Ku ka futbollist ne bote qe nuk do te donte te luante gjithmone? Ekziston vetem nje realitet: Mateo eshte nje lojtar i Interit dhe eshte shume i lumtur qe eshte ne kete klub.”

Keshtu e perjashton hipotezen e shitjes apo huazimit?

“Mateo eshte shume mire tek Interi. Eshte nje thesar i ketij klubi dhe nuk ka asnje shanc qe te largohe.”

Konfirmoni qe mardheniet me Mazzarrin jane te mira?

“Mazzarri eshte trajner dhe Mateo eshte nje lojtar, keshtu qe ai ben ate qe i thote trajneri. Pra nuk ka asnje problem.

Me ardhjen e pronareve te rinj mund te kete disa ndryshime ne stafin teknik dhe drejtues: Si e perjeton lojtari kete situtate?

“Mateo eshte ne pronesi te Interit, por kjo gje nuk eshte dicka qe i takon atij. Me shume shikon ne fushe sesa jashte saj…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.