Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Lautaros gezon tifozet e Interit: “E ardhmja? Ja ku deshiron te luaje Lautaro. Me Icardin ai nuk ka asnje problem, jane miq.”

Agjenti i Lautaros gezon tifozet e Interit: “E ardhmja? Ja ku deshiron te luaje Lautaro. Me Icardin ai nuk ka asnje problem, jane miq.”
Inter Club Staff

I intervistuar nga mikrofonat e CittaCeleste, Beto Yaque, agjent i Lautaro Martinez ka folur per momentin e sulmuesit te Interit, per demtimin por edhe per raportet qe ai ka me shoket e skuadres dhe jo vetem.

Keto kane qene fjalet e tij pas disa pyetjeve te ndryshme te gazetarit:

Lautaro Martinez nuk do te jete ne fushe ndaj Lazios. Kur do te rikthehet ai?

Ne realitet per kete pyetje nuk di si te pergjigjem. Neser ne mengjes besoj do te marr vesh dicka me shume se sa do te mungoje ai. Shpresoj te mos mungoje per shume kohe sepse po kalonte nej moment teper te mire.

Me riintegrimin e Icardit, mendon se do te prishet perseri hirarkia? Apo te dy ata mund te luajne bashke?

“I takon tranjerit te vendose se kush do te luaje. Personalisht mbeshtes idene se dy lojtaret mund te luajne pa problem te dy bashke.”

Si jane raportet e Lautaro Martinez me Spallettin?

“Raporti i tij me tranjerin ka qene gjithmone i mire por ashtu ka qene edhe raporti qe ka me shoket e skuadres. Ai nuk ka me askend probleme.”

Ne Kombetare e pame bashke me Dybala. Si i shikon bashke?

“Ka qene nje ndeshje e cuditshme, mendoj se eshte shume shpejt per te dale ne perfundime. Por te dy jane lojtare teper te medhenj dhe me e eksperience per ndeshje te tilla. Duhet ti shohim perseri bashke.”

E ardhmja?

“E ardhmja per Lautaron ka dy emra: Inter dhe kombetarja Argjentinase.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.