Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

775 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Lautaros jep alarmin: “Cdo gje tek Interi po behet e komplikuar. Ai po kerkon te…”

Agjenti i Lautaros jep alarmin: “Cdo gje tek Interi po behet e komplikuar. Ai po kerkon te…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Radio Sur, Alberto Yaque, nje prej agjenteve te Lautaro Martinez po flet per momentin e lojtarit argjentinas tek Interi. 

Ai ka shpjeguar ne radhe te pare se endrra e tifozeve te Racing per ta pare ne Libertadores me bluzen e ketyre te fundit eshte shuar qe ne momentin e marreveshjes me Interin:

“Ishte e pamundur, ishte nje teme per te cilen ishte folur dhe vendosur gjithcka.”

“Tifozet e shprehen ate deshire por cdo gje ishte e vendosur dhe e dinim qe ishte e pamundur.”

Pastaj ai ka bere edhe nje batute per nje kerkese te Jorge Sampaoli, ne ate kohe tranjer i Argjentines: “Lautaro kishte nje menyre loje si sulmues qe funksiononte shume mire por Sampaoli i kerkoi tranjerit te Racing te luante me shume ne krah me te per ta kthyer ne nje sulmues krahu.”

Ai me pas ka kaluar tek situata e Lautaros tek Interi dhe minutat e pakta me zikalterit duke deklaruar:

“Ai eshte nje djalosh qe ka nje personalitet te pabesueshem, ben gjithcka cfare i kerkohet te bneje ne fushe.”

“Por kjo eshte nje teme e veshtire sepse ne Milano ka qene vetem prej tre muajsh, dhe ti japesh kaq pak minuta nje lojtari si Lautaro behet cdo gje e komplikuar per lojtarin por dhe per Interin.”

“Per fatin e mire, kohet e fundit ka luajtur nje ndeshje te tere ku ka arritur edhe te shenoje: jo te gjithe e arrijne, eshte e veshtire qe nje lojtar te luaj aq mire kur luan aq pak dhe te beje ate gje ne shansin e pare.”

“Di te them qe eshte shume e komplikuar ta mbash ne pankine nje si ai por di te them gjithashtu se perpara tij ka golashenuesin me te mire te Serie A qe eshte Icardi. As kjo nuk eshte e lehte.”

“Por mendoj se tani do te filloje momenti i bukur per te, po kerkon qe te kaloje kete torture. Dihet qe ai eshte nje njeri qe deshiron te luaje gjithmone, sepse e di qe mund ta beje ate gje sume mire.”

Pastaj ne fund Yaque ka shpjeguar se si ka lindur raporti me Lautaron: “Kam filluar te punoj me te fale nje miku qe me therriti per ta pare teksa luante tek Bahia. Me mjaftoi nje cast per te kuptuar qe ishte nje lojtar interesant.”

Nderkohe qe kjo ka qene intervista e agjenit te Lautaros, cdo gje behet akoma me e veshtire per Interin dhe ky eshte nje forme e nje alarmi te kuq per situaten e Lautaros: ai ka nje talent te padiskutueshem dhe fakti qe po luan kaq pak eshte nje problem si per rritjen e lojtarit por edhe per Interin.

Tani i takon Spallettit te beje dicka me shume dhe drejtuesit te qetesojne pak situaten sepse ne kete moment raportet e klubit me agjentet e tij dhe familjen nuk jane nder me te mirat. E gjitha per faj te minutazhit te paket qe ka ardhur edhe per shkak se Lautaro ka perpara nje si Mauro Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.