Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Lautaros: “Me thene te drejten po luan me pak nga sa menduam. Ai me Interin…”

Agjenti i Lautaros: “Me thene te drejten po luan me pak nga sa menduam. Ai me Interin…”
Ardis
  • On 14/11/2018, 19:05

Lautaro Martinez deshiron te udheheqe Inter-in. Sulmuesi argjentinas eshte i bindur qe mund te beje shume mire me bluzen zikalter dhe te fitoje me shume minuta nga ana e Luciano Spalletti-t. Per kete dhe te tjera ka folur ne FcInterNews, ne ekskluzive, Beto Yaque, agjenti i lojtarit.

Mund te pretendoni se Lautaro ka luajtur mire, por pak minuta?
“Po, eshte e vertete. Ne e dime qe jane disa etapa qe duhen kaluar dhe Martinez eshte vetem 21 vjec. Por kur eshte aktivizuar ne ndeshje ka demonstruar qe eshte ne gjendje te luaje ne nje skuader te rendesishme dhe me lojtare te shkelqyer si ata te Inter-it. Ka pasur shume ndeshje, ku sipas mendimit tim, duhej aktivizuar, por nuk ka gjetur minuta. Dhe kjo eshte nje mekat, sepse nuk shfrytezohet nje lojtare me kualitete te tilla”.

Ekzistojne mundesite qe mund te transferohet ne huazim?
“Absolutisht jo. Kjo eshte nje mundesi qe kane manifestuar drejtuesit e Racing, por eshte e pamundur. Lautaro gjendet ne nje shoqeri gjigante si Inter-i dhe deshiron te qendroje. Edhe pse per momentin nuk po luan, besojme dhe shpresojme te kete me shume vazhdimesi”.

Eshte i bindur 100% qe do qendroje tek Inter?
Po, mese e qarte. Eshte i lumtur me zikaltrit, Nuk do te largohet. Me pas, sipas meje, po flasim per nje lojtar te madh, dhe jo per nje bast. Shoket e tij te skuadres jane te forte, por ai tashme e ka treguar se mund te jete i rendesishem per kauzen e Beneamata-s. E perseris, eshte e veshtire qe te shikosh nje si ai, me karakteristikat e tij, ne pankine. Po i referohemi nje lojtari qe eshte titullar ne kombetaren argjentinase. Une flas shume me Lautaro-n, po flasim per nje profesionist te pergatitur, qe pret rastin e tij”.

Jeni ne dijeni nese ka folur me Spalletti-n mbi kete ceshtje?
“Nuk besoj. Trajneri vjen nga nje seri pozitive rezultatesh, duke perjashtuar ndeshjen ne Bergamo, dhe mbi kete nuk mund te shtojme asgje. Me pas ne nivel personal mendoj se eshte normale qe Lautaro kerkon te luaje me shume. Si cdo djalosh 21 vjecar. Te gjithe ne e dime qe po luan pak, mbase me pak sesa ai vete mendonte”.

Per me teper po flitet per kontakte per rinovimin e kontrates.
Per te thene te verteten, asnje nuk na ka kontaktuar per te folur per nje teme te tille. Por Inter-i e di qe nga ana jone jemi ne dispozicion maksimal per te bere nje gje te tille. Duhet qe ta na kontaktojne, do te ulemi qe te flasim per nje tematike te tille”.

Nga Interi tek Argjentina. Icardi dhe Lautaro mund te luajne sebashku?
Sigurisht. Dhe pa ndonje problem. Nuk kam dyshime mbi kete. Por eshte e qarte qe varet nga vendimet e trajnerit, qe duhen respektuar”.

Cfare ju thote Lautaro per Milano-n?
“Qe eshte nje qytet ku gjendet shume mire. Tifozet e mbeshtesin dhe ai e ndjen afrimitetin me ta. Eshte e bukur kur shikon se i duan te miren pavaresisht se ka luajtur pak”.

Le te themi qe ceshtja e aktivizimit te paket te tij kthehet dhe rikthehet…
“Ne jemi mesuar. Por te presim dhe te shpresojme qe shume shpejt te kete mundesi me te medha”.

Pra, ne menyre definitive, nuk duhet te diskutohet me hipoteza mbi nje transferimin ne huazim.
“Po, eshte shume mire tek Interi dhe per momentin nuk do te levize. Shpreson vetem, si te gjithe futbollistet, te luaje me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.