Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Maicon: “Pas Tripletes, Inter shiti Maicon te Real: ja shifra. Por Branca beri dicka te poshter.”

Agjenti i Maicon: “Pas Tripletes, Inter shiti Maicon te Real: ja shifra. Por Branca beri dicka te poshter.”
Inter Club Staff

Antonio Caliendo, agjenti historik i Maicon Douglas, nje nga legjendat e Interit, ka treguar nje prapaskene jo te vogel rreth karrieres se brazilianit gjate kohes qe ai ishte tek Interi.

Me sa duket, ai ka qene shume afer Real Madrid menejehere pas fitimit te Tripletes me Interin, po gjithcka ka deshtuar ne fund.

Braziliani ka qene nje nga kerkesat kryesore te Mourinhos kur u be tranjer i Real Madrid.

Keto kane qene fjalet e agjentit te Maicon per kete ceshtje qe kujton me detaje se cfare kishte ndodhur ne ate kohe.

“Ne koherat e sotshme, Maicon do te vlente pa frike 100 milione euro. Si ai ende nuk ka nje te dyte.”

“Ne fakt, do ju zbuloj nje sekret: pas kampionatit, kupes dhe Champions League te fituar me Interin, une kisha arritur nje marreveshje me Real Madrid per kalimin e tij per 30 milione euro.”

“Maicon kishte qene karta fituese e Mourinhos dhe per ta marre me vete ai do te bente sakrifica te medha.”

“Ai kishte rene dakort edhe qe te behej investimi prej 30 milione eurosh edhe pse Maicon nuk ishte nje dajalosh i ri tashme.”

“Le ta themi qarte: nje si Maicon ne krahun e djathte lind njehere ne 100 vjet. Po ashtu si nje si Roberto Carlos ne krahun e majte.”

“Mendoni pak nje skuader me Roberto Carlos ne te majten dhe Maicon ne te djathten… Nuk i kap me kurre.”

“Por le te rikthehemi tek oferta e Real Madrid: ne ate kohe Marco Branca, drejtuesi sportiv i Interit beri dicka te poshter duke me thene qe vazhdo perpara me tratativen me Real Madrid por me pas me thote qe ndalo gjithcka sepse nuk deshiron President Moratti qe kjo gje te kryhet.”

“Praktikisht Interi e shiti ate tek Real Madrid duke me dhene driten jeshile per transferimin dhe me pas Interi nderroi mendje.”

“Ne fund mora vesh qe Moratti nuk e dinte fare se cfare me kishte thene Branca mua. Mbase ai kur e ka marre vesh ka qene totalisht kunder.”

“Nuk e di as sot se pse u bllokua ajo tratative sepse ka bllokuar edhe karrieren e Maicon. Me pas Interi e dhuroi per pak milione euro ate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.