Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

647 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Mbaye: “Ka qene nje gabim te prisnim Genoan, tani Mbaye mund te qendroje tek Inter”. Alternativa e minutes se fundit…

Agjenti i Mbaye: “Ka qene nje gabim te prisnim Genoan, tani Mbaye mund te qendroje tek Inter”. Alternativa e minutes se fundit…
Ardi Deda

Duket e destinuar ne nje fund surprize ceshtja qe lidhet me Ibrahima Mbaye. Transferimi i tij tek Genoa, pasi ka humbur qendrueshmeri ne ditet e fundit duket perfundimisht i deshtuar, per shkak te mungeses se konkretizimit nga klubi kuqeblu. Lekundjet e vazhdueshme nga klubi ligurian e kane bere te humbase durimin lojtari dhe agjenti i tij, qe priste lajme prej ditesh per te mbyllur tratativen. Sot, alternativat, nuk jane lehtesisht te mundshme pervec se ne rast te nje oferte ne ditet e fundit te merkatos qe te kenaqe djaloshin dhe Interin vete. Emrat qe qarkullojne jane ato te Palermo dhe Atalantes (qe mund te beje perpara neser), por po ngrihet lart nje mundesi e papritur: qendrimi ne zikalter. Kete e konfirmon ne FcInterNews.it agjenti i Mbaye, Beppe Accardi: “Na vjen keq qe kemi pritur shume Genoan, nje pritje qe ka kushtezuar edhe Interin, qe mund ta kishte perfshire lojtarin ne listen Uefa. Futbollisti mund te kishte zbritur ne fushe ne sfidat e para evropiane dhe te vihej ne dispozicion. Tani Mbaye mund te qendroje duke pare qe zikaltrit luajne ne tre kompeticione”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.