Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

817 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i njohur i FIFA: “Kam siguri per nje transferim te nje lojtari me klauzole mbi 100 milione ne Serie A.”

Agjenti i njohur i FIFA: “Kam siguri per nje transferim te nje lojtari me klauzole mbi 100 milione ne Serie A.”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste te gjate ne mikrofonat e Sky Sport 24, agjenti shume i njohur i FIFA-s, Giovanni Branchini ka folur me siguri per nje transferim te madh qe pritet te ndodhe ne Serie A. 

Sipas tij, merkato e veres do te jete e mbushur me levizje te rendesishme menjehere pas perfundimit te pandemise.

Keto kane qene fjalet e tij: “Do te jete nje merkato ne te cilen asnje skuader nuk do te shese nen cmim lojtaret e saj. Por do te jete nje merkato ku do te vihet re se kush jane realisht klubet me te forta.”

“Nuk eshte nje diskutim banal, por une jam ne brendesi dhe kam dijeni per disa tratativa qe perfshijne lojtare qe kane klauzola te rendesishme.”

“Sipas asaj qe di une, nje lojtar ka nje klauzole mbi 100 milione euro (sa per kujtese, ne Serie A eshte Lautaro Martinez qe ka nje klauzole 111 milione euro) dhe per nje tjeter qe ka klauzole 50 milione euro.”

“Keto tratativa qe po flas jane mjaft te avancuara. Merkato nuk do te zhduket aspak por do te kete nje rritje te shkembimeve te lojtareve te rendesishem: eshte nje formule qe ndihmon bilancin dhe aspektin teknik.”

“Ronaldo Fenomeni tek Interi? Mendoj se ka vendosur nje nga faqet me te rendesishme te futbollit boteror.”

“Gjeja qe me ben me shume te ndjej kenaqesi eshte kur lexoj deklarata te futbollisteve qe kane luajtur kunder tij dhe te gjithe thone se eshte lojtari me i forte qe kane pasur ndonjehere perballe.”

“Shume lojtare te rinj jane inspiruar nga ai. Ka qene dicka jo nga kjo bote. Dicka fantastike qe na ka ndodhur te gjitheve te jetonim dhe te shijonim magjite e tij.”

Keto kane qene fjalet e nje nga agjenteve me te njohur te FIFA-s ne Itali. Sipas asaj qe ai thote, pritet qe te kete nje tratative te rendesishme ne Serie A per nje lojtar qe ka klauzole mbi 100 milione euro.

Mediat ne itali kane thene se mendohet se ai e ka fjalen per Lautaro Martinez dhe per nje transferim te mundshem te tij tek Barcelona.

Ai gjithashtu permendi edhe shkembimet, nje metode kjo qe flitet se do te perdoret nga Barca per te bere qe Interi te ule kerkesat e saj dhe te heqe dore nga klauzola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.