Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

509 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i njohur: “Merkato? Do te kenaqemi me Interin dhe Marotten qe do te dhurojne spektakel: ja pse!”

Agjenti i njohur: “Merkato? Do te kenaqemi me Interin dhe Marotten qe do te dhurojne spektakel: ja pse!”
Inter Club Staff

Prokuratori i njohur italian Alessandro Canovi, i ftuar i TMW Radio, ka folur per merkaton e kushtezuar nga pandemia dhe eshte ndalur edhe te merkato e Interit.

Natyrisht nuk mund te mungonte nje koment i tij per zikalterit qe pritet te jene nje nder skuadrat me investimet me te medha ne vere.

Paris Saint Germain eshte cmendur ne merkato. Kerkon Bennacer dhe Milinkovic?

“Cdo vit eshte keshtu. Mendoj se eshte mbyllur shpejt per Icardin qe te mos diskutohej perseri per kontraten me te.”

“Paris Saint Germain duhet te kuptoje me pare se cfare do te ndodhe me lojtaret ne skadence dhe si do te luaje ne Champions.”

“Atyre u duhet nje lojtar krahu. Milinkovic per 100 milione euro? E sigurt qe Paris Saint Germain nuk do i shpenzoje keto para.”

“Duhet te mendoje ne radhe te pare te zevendesoje Cavanin dhe Thiago Silva dhe mendoj se ne ato shifra nuk do te arrije kurre.”

Cfare objektivash ka Roma? Mund te vije Vertonghen? Po Pedro?

“Pedro eshte nje lojtar qe me pelqen shume dhe qe mund te vije ne Itali. Ka mundesi mjaft te mira. Eshte nje kampion dhe do te bente mire kudo.”

“Por te gjiteh duhet te bejne shume llogari ne Itali ne kete merkato, pervec Interit. E nxjer Interin nga ky diskutim sepse nuk ka nevoje per shume llogari. Skuadrat e tjera do te funksionojne me shume duke bere shkembime.”

Pra per ty eshte Interi ‘mbreteresha’ e ardhshme e kesaj merkatoje?

“Ne fakt, me Marotten dhe Ausilion nuk kam asnje dyshim. Eshte e sigurt qe do te zbavitemi dhe jo pak me merkaton e Interit. Do te kenaqemi dhe do te dhurojne spektakel.”

“Do te jete shume interesante te shohim se si do te levizin ata sepse kane me shume mundesi ekonomike ne kete merkato edhe se vete Juventusi.”

“E ketu e kam shume seriozisht. Icardi i ka dhene nje avantazh te papare ne merkato dhe do te ndihen shume ato 50 milione plusvalence gjate merkatos se veres.”

“Por te mos harrojme edhe ndonje shitje tjeter qe mund te behet gjithashtu nga Marotta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.