Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

507 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i njohur zbulon detaje te tjera: “Nuk e keni idene cfare ndodhi naten e shitjes se Icardit: ai shpertheu…”

Agjenti i njohur zbulon detaje te tjera: “Nuk e keni idene cfare ndodhi naten e shitjes se Icardit: ai shpertheu…”
Inter Club Staff

Ai kishte folur edhe pak dite me pare gjate Festivalit te Sportit, ku perseri kishte prekur temen e largimit te Icardit nga Interi.

Por ne ate rast, Gabriele Giuffrida, agjent i njohur, nuk kishte treguar detaje te tjera ne lidhje me kete rast por vetem kishte thene se Wanda Nara dhe Icardi i ishin dukur si ‘bij te nje lufte qe nuk kishin zhvilluar kurre”

Nderkohe, ai ka qene prezent ne asamblene e jashtezakonshme te AIACS-AssoAgenti, ku normalisht eshte pyetur perseri per Icardin.

Agjenti i njohur i FIFA-s eshte rikthyer dy vite mbrapa ne kohe, kur Icardi u shit nga Interi ne diten e fundit te merkatos.

“Kete vit ai do te festoje dy vitet e largimit nga Serie A sepse sapo ka mbushur dy vite te skuadra e Paris Saint-Germain.”

“Nese ndonje klub ne Serie A e kerkon, do te ishte dicka e mire? Patjeter. Sidomos edhe per faktin qe do te perfitonin nga Dekreti i Rritjes e do te paguanin me pak taksa.”

“Cfare ndodhi ne diten e fundit te merkatos kur ai iku ne Paris? Me te vertete ka qene nje situate shume emocionuese.”

“Telefonata perfundimtare erdhi diten e fundit te merkatos ne oret e fundit dhe per kete ishim te gjithe ne tension. Shume lot jane derdhur ate dite nga Icardi per largimin nga Interi. Nuk e di nese ishin nje clirim apo trishtim per largimin nga klubi qe kishte qene kapiten, por ka qene nje skene me te vertete emocionuese per mua dhe per personat qe e kishin rrethuar ne ate nate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.