Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

768 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Perisic: “Ivani është i lumtur tek Interi dhe dëshiron të qëndrojë dhe të fitojë. Pastaj…”

Agjenti i Perisic: “Ivani është i lumtur tek Interi dhe dëshiron të qëndrojë dhe të fitojë. Pastaj…”
Rinor Sopaj

Ivan Perisic, me Kroacinë e tij, është eliminuar nga Evropiani, në të cilin ishte një nga protagonistët më të mëdhenj, duke treguar lojë shumë të mirë gjatë gjithë turneut. Sulmuesi zikaltër, nuk ka mungesë të ofertave por ai do që t’i mbetet besnik Interit, ashtu sic edhe e shpjegon agjenti i tij, Tonci Martic.
Ja fjalët e tij për Corriere dello Sport: “Ivani është një lojtar i Interit dhe është i lumtur në Milano. Nuk e ka për qëllim që të largohet por përkundrazi, qëllimi i tij është të qëndrojë dhe të fitojë me fanelën zikaltër. Mirëpo, në qoftë se shoqëria dëshiron ta shes, atëherë është një tjetër cështje, por Perisic nuk është duke e marr në konsideratë idenë e një transferimi. Ka zhvilluar një super Evropian e mbi të gjitha, edhe një herë në karrierën e tij, e ka konfirmuar se është një lojtar që përmirësohet gjithmonë. Vit pas viti. Në sulm luan me të dy këmbët dhe është vendimtar, por është i rëndësishëm edhe në mbrojtje pasi kryen shumë punë në dobi të skuadrës. Ka një kokë prej kampioni dhe një fizik prej marionete. Në qoftë se më kërkon një anësor më të mirë se ai në të gjithë botën, nuk e di cfarë t’iu them.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.