
Agjenti i Politano konfirmon interesimin e Interit: “Po punojme”. Nderkohe sot ka rinovuar…
Matteo Politano eshte nje prej lojtareve qe eshte lidhur me nje kalim te Interi gjate ketyre jave.
Ai ishte protagonist ne pjesen e dyte te sezonit me Sassuolon duke i ndihmuar ekipit te tij qe te ike nga zona e Serie B.
Sot gjate dites Sky Sport ka arritur te intervistoj agjentin e lojtarit, Davide Lippi qe ka konfirmuar interesimin e gjalle te Interit per sulmuesin italian.
“Jam ketu per Bernin”, ka thene Lippi meqenese portieri i trete i Interit eshte nen menaxhimin e tij dhe pritet qe te rinovoj me Interin gjate ketyre diteve deri me 2019.
I pyetur nese ka te reja per Politanon ai ka deklaruar: “Jemi duke punuar. Nese i intereson Interit. Absolutisht qe po”, eshte pergjigjur agjenti i lojtarit.
Ne anen tjeter rinovimi i Bernit do te zyrtarizohet gjate diteve te ardhshme ndersa edhe Padelli (kontrata e te cilit skadon ne 2019) do te qendroj akoma te Interi.