Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Politanos: “Ja si qendrojne punet me Interin dhe Sassuolon. A do te blihet ne fund te sezonit? Sipas paktit, po.”

Agjenti i Politanos: “Ja si qendrojne punet me Interin dhe Sassuolon. A do te blihet ne fund te sezonit? Sipas paktit, po.”
Inter Club Staff

“Politano tek Interi eshte nje operacion qe kemi dashur ne. Matteo po luan nje kampionat te madh dhe fiks ashtu sic e kishim imagjinuar.”

Keshtu eshte shprehur ne Radio Sportiva, Davide Lippi, agjenti i sulmuesit zikalter sipas te cilit Politano ka luajtur shume mire deri me tani dhe eshte i kenaqur me paraqitjet e tij.

“Interi eshte nje super kapercim. Te shkosh aty nga Sassuolo eshte totalisht dicka tjeter. Matteo ka qene i zoti te adaptohet menjehere me nivelin e ri dhe skaudren e re. Ai ka luajtur shume mire edhe ne Champions, kompeticion ku ka debutuar per here te pare.”

“Qe kishte kualitete, te gjithe e dinim kete gje me kohe. Isha i bindur se do ja dilte edhe tek Interi ndryshe nuk do e kisha derguar aty.”

Nese e tashmja eshte e bukur, po e ardhmja? A do te blihet nga Interi ne fund te huazimit?

“A eshte ai nje pike fikse edhe e sezonit te ri? Mendoj se eshte nje lojtar qe Interi beson shume. Do te duhen vetem 20 milione euro per ta blere dhe sipas informacioneve tona Interi kete shume do e paguaje.”

“Nuk kemi folur ende, kampionati eshte i gjate por nga te gjitha takimet tona te meparshme pershtypja e krijuar eshte se Politano do te jete nje lojtar i Interit per disa vite me radhe. Jemi te lumtur.”

Politano, te pakten ne nivel publik, eshte i vetmi lojtar qe eshte shprehur me shume rreth rikthimit te Icardit ne skuader? 

“Keto jane gjera te dhomave te zhveshjes. Por nuk mendoj se dikush nuk do rikthimin e nje si Icardi. Gjithesesi keto jane gjera per tu diskutuar vetem mes tyre dhe jo nga ne. Une nuk di gje. Sigurisht Icardi eshte nje lojtar i madh, te shpresojme se do te rikthehet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.