Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

987 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Politanos zbulon: “Gjesti i tij pas penalltise ishte per Interin dhe Conten? Po cfare thoni, ja me ke e kishte.”

Agjenti i Politanos zbulon: “Gjesti i tij pas penalltise ishte per Interin dhe Conten? Po cfare thoni, ja me ke e kishte.”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Radio Kiss Kiss, Davide Lippi, agjenti i Matteo Politano ka hequr cdo dyshim rreth gjestit te ish-lojtarit te Interit pas penalltise se shenuar ndaj Juventusit.

Menjehere pas atij gjesti, te shumte kane qene ata qe kane komentuar ne rrjete sociale te shtyre edhe nga disa shkrime te disa mediave qe supozonin se Politano e kishte me Interin dhe Conten ate gjest.

Por me sa duket, e verteta nuk eshte aspak keshtu sepse ai gjest i Politanos me Interin nuk kishte aspak lidhje.

Menjehere pas penalltise se shenuar, shihet Politano qe ja ben me gisht i drejtuar nga pankina si per ti thene “mbylleni gojen, pushoni”. Pikerisht per kete fakt ka folur agjenti i tij.

Napoli, Politano segna e zittisce la Juve - Corriere dello Sport

E KA PASUR ME PANKINEN E JUVENTUSIT – “E ka pasur me Interin? Po jo, cfare Interi thoni. Cfare lidhje do te kishte? Ai e ka pasur me dike nga pankina e Juventusit qe ka tentuar te luaje piset ndaj tij.”

“Ata kane kerkuar qe ta turbullojne duke i uleritur dhe duke i thene “gjuaje, gjuaje, gjithesesi do e humbesh”. Ne kete menyre kane tentuar qe ta bejne te humbase penalltine.”

“Por ai ka gjuajtur nje penallti te mrekullueshme dhe eshte kthyer menjehere nga ata dhe i ka thene qe ta mbyllin gojen.”

I LUMTUR TEK NAPOLI – “Jam shume i lumtur se si po shkojne gjerat sepse Giuntoli ka besuar tek ai qe ne momentin e pare dhe po sheh qe ka pasur te drejte.”

“Matteo eshte nje lojtar i madh dhe jam i bindur qe mund te beje akoma shume mire me bluzen e kalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.