Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

253 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Radu nuk eshte dakord: “Kritika te padrejta per te. Ai mbetet nje portier qe meriton…”

Agjenti i Radu nuk eshte dakord: “Kritika te padrejta per te. Ai mbetet nje portier qe meriton…”
Inter Club Staff

Me sa duket Ionut Radu, portieri ne pronesi te Interit, ka perfunduar perseri ne qender te mediave pas gabimit ndaj Fiorentines.

Lojtari qe eshte tashme portieri titullar i Cremoneses ne Serie A, duket se nuk e ka nisur ne menyren me te mire te mundshme kampionatin.

Por per kete nuk eshte dakord agjenti i lojtarit, Oscar Damiani, qe ka sulmuar edhe njehere te gjithe ata qe e kane kritikuar lojtarin.

“Ka qene nje gabim. Eshte nje gabim ashtu si cdo njeri mund ta beje ne profesionin e tij. Asgje me shume se kaq”.

“Por eshte shume portier i forte dhe e ka treguar kete gje. Ai eshte nje lojtar qe vlen te luaje ne Serie A, e vlen kete kampionat”.

“Duhet te reagoje dhe ta tregoje ne fushe. Nuk ka qene me fat, por gjithmone mbetet nje portier shume i forte”.

“Mesazhi qe Cremonese dergoi per te ka qene shume i bukur dhe pozitiv. Ka qene nje mesazh edukativ. Fiks ashtu si nje shoqeri duhet te reagoje”.

“Ata qe flasin me gjuhen e urrejtjes pastaj nuk kane vend ne sport. Djaloshe si Radu kane nevoje per motivim dhe mbeshjtetje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.