Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Santon: “Marreveshje qe e ka bere te lumtur, ai deshironte Interin. Ka pasur edhe klube te tjera pas tij, vitin e ardhshem…”

Agjenti i Santon: “Marreveshje qe e ka bere te lumtur, ai deshironte Interin. Ka pasur edhe klube te tjera pas tij, vitin e ardhshem…”
Bujar Berishaj

Davide Santon eshte zyrtarisht nje lojtar i Interit tashme, ka debutuar kunder Napolit duke bere nje ndeshje mjaft te mire ne krahun e djathte. Neser do te jete ne konference per shtyp ne oren 13:30, nderkohe, per mikrofonat e FcInterNews.it flet agjenti i lojtarit.

Santon eshte nje lojtar i ri zikalter. Si eshte zhvilluar operacioni?
“Ka qene mundesia per tu kthyer tek Inter ne ditet e fundit te merkatos dhe Davide nuk ka pasur asnje dyshim mbi kete zgjedhje te re. Ishte i lumtur per idene qe mund te kthehet aty ku eshte rritur. Inter eshte jashtezakonisht i lumtur dhe djaloshi gjithashtu.”

Ka pasur skuadra tjera pas tij?
“Po, Inter nuk ka qene i vetmi klub qe eshte interesuar per te. Ne Premier League ka pasur 2-3 skuadra qe e deshironin, por lojtari nuk ka pasur dyshime per destinacionin zikalter.”

Ka pasur klube tjera te interesuara edhe ne Serie A?
“Davide ka zgjedhur Interin dhe, keshtu, nese ka dashur te kthehet…”

Si mund t’i pergjigjeni thashethemeve per tweetin (qe pastaj eshte fshire) te se dashures se Santon dhe mbi nje deshire te tij per tu kthyer ne Itali vetem per te veshur fanellen e Milan?
“Jane te gjitha fjale te kota.”

Huazim me obligim blerje per nje numer te caktuar te paraqitjeve: konfirmoni dhjete ndeshjet?
“Po, pikerisht.”

Me shpresen, natyrisht, per te arritur kete qellim, jeni dakord me Inter per nje akord te ri te mundshem?
“Po sigurisht. Kemi idete e qarta edhe per kete aspekt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.