Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,094 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Susic: Interi e do atë vetëm në Qershor

Agjenti i Susic: Interi e do atë vetëm në Qershor
Rinor Sopaj

Mesfushori i Hajduk Split, Tino Sven Susic ishte nje nga emrat qe ishin të lidhur me Interin në merkaton e Janarit.
Lojtari mendohej se do të arrinte tek Interi në Qershor, por në orët e fundit të merkatos së Janarit dukej se lojtari mund të arrinte menjëherë.
Presidenti i klubit kroat, Marin Brbic i dha Interit një thumbim në një deklaratë për shtyp. Presidenti tha se i kishte pritur nerazzurrët sepse ata e kishin bindur atë për mundësine e një marrëveshje.

Sot “Calciomercato.com” kontaktoi me agjentin e lojtarit që ta sqarojnë këtë mosmarrëveshje. Agjenti shpjegoi se Interi ishte i qartë që nga fillimi, gjithmonë duke thënë se Susic do të ishte prioritet për merkaton e Qershorit.

Në një pikë transferimi në Janar gati sa nuk u bë i mundshëm por nuk ka arsye për pakënaqësi.Tani janë disa spekulime se lojtari mund të largohet në formë huazimi në Basel.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.