Agjenti i Vidic: “Thohir ka thene te verteten. Nese Inter do ta merrte…”
Nemanja Vidic eshte nje hap larg Interit. Mbrojtesi qendror serb, kapiten i Manchester United, duhet te mberrij ne fund te sezonit i liruar nga klubi i tij aktual. “Bisedimet jane ne nje pike te mire, konfirmoj fjalet e presidentit Thohir – ka thene ekskluzivisht per FcIN Silvano Martina, perfaqesuesi italian i mbrojtesit. Me pas eshte e drejte qe te jete skuadra qe ti beje zyrtarizimet, une nuk mund te bej gje tjeter vecse te konfirmoj rendesine teknike te djaloshit. Dhe konfirmoj: nese Inter e merr lojtarin, do te beje vertete nje goditje te mire”. Vjen keshtu pra konfirmimi i rradhes, nese ka qene vertete i nevojshem, prej faktit se ai 90% eshte i destinuar te behet 100% brenda pak ditesh.