Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti Politanos: “Ja oferta e madhe e Napolit per Politanon qe nuk u pranua ne ate kohe nga Sassuolo…”.

Agjenti Politanos: “Ja oferta e madhe e Napolit per Politanon qe nuk u pranua ne ate kohe nga Sassuolo…”.
Ardis
  • On 10/10/2018, 16:50

Deri me tani, Matteo Politano, nje nga blerjet e veres se Interit ka shkelqyer me te vertete. 

Ai ka pasur ndeshje ku ka ndihmuar shume skuadren e tij, por ne pergjithesi ka dhuruar paraqitje shume te mira sepse ne krahun e tij perhap gjithmone panik tek kundershtaret.

Per lojtarin ka folur Davide Lippi i cili eshte agjenti i tij dhe ka folur gjithashtu edhe per tratativat me shoqerine e De Laurentis.

Ndodh shpeshhere ne merkato qofte ne periudhen e veres qofte ne periudhen e muajit Janar, qe te kete prapaskena qe nje pjese e tifozeve nuk e dine.

Davide Lippi ka zbuluar dicka per lojtarin qe ka ne menaxhim, Matteo Politano dhe tratativen e kaluar me Napoli-n.

“Ne janar Napoli ka bere gjithcka dhe me shume per te transferuar Matteo Politanon dhe une kam bere maksimumin per ta ndihmuar, me pas kishte shume probleme edhe ekipi.”

“Napoli ishte e gatshme te shpenzonte shifra te konsiderueshme per lojtarin, me pas tratativat nuk shkuan ashtu sic parashikohej sepse Sassuolo kishte shume nevoje per te dhe per me teper Politano ishte shume vendimtar ne shpetimin e ekipit nga renia e kategorise.”

“Serish nisen tratativat ne korrik, por Inter-i eshte treguar me i shpejte duke prezantuar nje oferte”.

Sipas lajmeve te ndryshem ne Itali, Napoli arriti ne janar te ofronte diku tek 25-28 milione euro per lojtarin por kjo oferte u refuzua nga Sassuolo duke qene se ata ishin ne mesin e sezonit dhe nuk kishin nje zevendesues gati.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.