Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti Zouma: “Do shkoje tek Inter, Monaco ose Chelsea. Ja arsyet pro te cdo skuadre

Agjenti Zouma: “Do shkoje tek Inter, Monaco ose Chelsea. Ja arsyet pro te cdo skuadre
Donald Elmazi

Agjenti i Kurt Zouma konfirmon: e ardhmja e mbrojtesit te talentuar eshte e ndare midis Interit, Monacos dhe Chelseat. Do te jete nje nga keto tre skuadra qe do te marre nje nga talentet me te ardhme te futbollit europian.

“Interi dhe Serie A jane nje destinacion  interesant per progresionin taktik te Kurt. Monaco eshte nje klub ne ndertim dhe ambicioz keshtu qe na intereson. Tek Chelsea Kurt mund te punoje me Jose Mourinhon dhe per kete edhe blute kane terhequr vemendjen tone. Kishte dhe skuadra te tjera italiane, gjermane edhe Newcastle e ka kerkuar por ne i kemi dhene perparesi vetem ketyre 3 klubeve dhe do kontaktojme vetem me keta te tre”, ka shpjeguar agjenti i lojtarit, David Venditelli.

Zouma, gjithsesi, do ta mbaroje sezonin tek St Etienne: “Kjo do t’i lejoje Kurt te mbaronte vitin ne nje ambjent qe e njeh mire por duke patur siguri per te ardhmen”, ka shpjeguar agjenti.

Ne France, nga L’Equipe tek Eurosport dhe deri te RMC, jane te sigurte qe Interi eshte me perpara te gjitheve ne garen per lojtarin 19 vjecar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.