Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,022 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Aksi Inter-Porto, nje lojtar i ri ne shenjester! Agjenti i Iturbe eshte ne Itali, por…

Aksi Inter-Porto, nje lojtar i ri ne shenjester! Agjenti i Iturbe eshte ne Itali, por…
Inter Club Staff

Me pare Guarin dhe Pereira, me pas Rolando ne huazim. Por kontaktet ndermjet Interit dhe Portos vazhdojne perpara, serisht. Tundimi i fundit quhet Juan Manuel Iturbe, sulmues krahu i klasit 1993. Ai eshte ne pronesi te Portos, por ka luajtur muajt e fundit ne Argjentine tek River Plate ne huazim ku ka shkelqyer. Gjithmone, nese do te vinte tek Interi do te vinte ne huazim me te drejte blerje. Kjo eshte ideja me e fundit e merkatos zikalter. Raportet me Porton jane shume te mira dhe djali i presidentit te Portos Da Costa ishte ne Milano ditet e fundit. Dhe pikerisht tani ne Milano ndodhet agjenti i Iturbes, i cili do te kete kontakte me Interin ne oret e ardhshme, e ndoshta edhe nje takim. Interi do te vlersoje kete mundesi, do te mendohet mire sepse eshte ende nje lojtar shume i ri dhe duhet diskutuar formula. Per momentin eshte thjesht nje ide me shume, dhe statusi prej ekstrakomunitari qe ai ka mund te frenoje disi tratativen: Interi ka vetem nje vend te lire per lojtaret ekstrakomunitar dhe deshiron ta mbaje te lire deri ne ditet e fundit te merkatos qe ta perdore sa me mire. Nderkohe Iturbe ka dy pashaporta, ate Argjentinase por edhe ate Paraguajane, por jo ate te komunitarit”.

Keshtu shkruan Gianluca Di Marzio per sa i perket pistes se fundit te merkatos se zikalterve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.