Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

1,057 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alarm i Kuq per Icardin perseri: po afrohet data e goditjes finale per Mauron nga drejtuesit dhe Conte

Alarm i Kuq per Icardin perseri: po afrohet data e goditjes finale per Mauron nga drejtuesit dhe Conte
Inter Club Staff

Mauro Icardi duket se realisht deri me tani nuk e ka kuptuar se sa e rende dhe sa pa kthim pas eshte situata e tij tek Interi.

Ish-kapiteni i Interit duket se ka humbur gjithcka qe ka pasur tek Interi por kjo gje deri me tani nuk e ka bere ate qe te pranoje ofertat e ardhura.

Ne janar filloi krisja e madhe ndermjet tij dhe Interit kur shiriti ju hoq dhe me pas me fillimin e sezonit gjerat jane perkeqesuar ndjeshem duke mos e grumbulluar Icardin aspak ne turneun veror dhe goditja e fundit ka qene heqja e numrit 9 dhe kalimi i ketij numri tek shpina e Romelu Lukaku.

Por duket se nuk ka mbaruar ende asgje per Icardin dhe gjithcka ka te beje me Europen: ne 29 gusht Interi do te njohe kundershtaret e saj ne Champions League kete sezon.

Kete vit, klubi zikalter me ne fund do te kete te drejten qe te regjistroje 25 lojtare por 4 lojtare ashtu si e percakton edhe rregullorja, duhet te jene produkt i pranveres zikalter. Ne kete moment ne skuader qe permbush kete kusht eshte vetem Dimarco.

Pra, deri me tani, Conte do mund te grumbulloje vetem 21 lojtare dhe te tjeret ne dispozicion duhen llogaritur mire duke pare edhe merkaton. Por pikerisht ketu vjen goditja finale per Mauro Icardin. Lojtari do te lihet jashte listes se Champions League.

Ai eshte jashte projektit zikalter dhe klubi ja ka komunikuar atij edhe goditjen finale: “do te jesh jashte Champions League” dhe per kete nuk ka me asnje dyshim.

Nese Icardi do te qendroje ne Milano edhe pas 2 shtatorit (kur mbyllet merkato), ai do te perfshiet tek lista e Serie A ama, por kjo vetem per efekt qe Icardi te mos e hedhe ne gjyq dot Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.