Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,171 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alarm Milito: demtim serioz, mund te kthehet ne 2014! Tani do duhej…

Alarm Milito: demtim serioz, mund te kthehet ne 2014! Tani do duhej…
Andi Prifti

Sulm yjesh, vetem ashtu si ata te Simoni me Ronaldo-Djorkaeff dhe te Mourinho me Eto’o me Milito ne 100%. Meqe ra fjala: kur do kthehet Princi? Kete pyetje kane bere shume njerez. Paraqitja e fundit ka qene ajo e Inter 0-3 Roma, me pas problemi muskular dhe ndalesa. Flitej per 25-30 dite. Ata me pesimistet thonin se, duke pare historikun e sulmuesit me problemet muskulare, do duheshin dhe disa dite me shume. Sot, nga Sky, Massimiliano Nebuloni ka ngrire tifozet zikalter: “Demtim serioz!“. Per Militon kampionati eshte ende larg. Flitet per nje hyrje graduale ne fillim te vitit 2014: nje goditje. Per te, per tifozet, por mbi te gjitha per Walter Mazzarrin qe kishte besim se numri 22 i zikalterve do bente nje sezon te madh.

Pra, pritja do zgjatet, dhe jo pak. Terheqja ne femurin e kembes te majte, i diagnostikuar 10 tetorin e shkuar, ne kete menyre do te kushtonte 3 muaj ndalese. E gjitha kjo, pasi ishte rikthyer nga demtimi 7 mujor ne gjurin e majte.

Me Icardin akoma jashte (kohe e pacaktuar per rikthimin) dhe Belfodil jo shume bindes, mungesa e Princit peshon trefish. Rreziku me i madh – mes te tjerave – eshte shfrytezimi i tepert i Rodrigo Palacio, i cili – ashtu si vitin e kaluar – mund ta mbaronte benzinen, duke pare dhe impenjimet me Kombetaren e Alejandro Sabella. Ja pse nuk eshte e pamundur te mendohet nje nderhyrje ne merkato ne janar: per Mazzarrin i cili ka ndertuar nje Inter ne gare per vendin e trete, dhe tani dalin disa paqartesi dhe pikepyetje. E meriton. Nje sulm yjesh, sigurisht. Po jo te padekshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.