Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

406 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alberigo Evani, trajneri i Italise Under20, ne FcIN: “Interi ben me te vertete nje pune shume te mire me te rinjte”.

Alberigo Evani, trajneri i Italise Under20, ne FcIN: “Interi ben me te vertete nje pune shume te mire me te rinjte”.
Ardis
  • On 01/10/2013, 11:06

Alberigo Evani, seleksionues i kombetares italiane Under20, ka dhene nje interviste ne mikrofonat e FcInterNews per te dhene nje tablo te pergjithshme per sektorin e te rinjve te Interit dhe per te rinjte e huazuar per te marre eksperience jashte Milanos:

Ju jeni seleksionuesi i kombetares Under20. Si i vleresoni operacionet e nje shoqerie si ajo e Interit persa i perket sektorit te te rinjve?
“Besoj se eshte nje nga ekipet me te pajisura, qe investon me shume dhe normalisht ofron shume lojtare ne kombetaren tone te cfaredo niveli dhe moshe. Interi, ashtu si dhe Milani, po zgjedhin shume lojtare te rinj dhe me talent qe ja besojne instruktoreve shume kompetent dhe te mire qe dine se si te rrisin talentin e ketyre lojtareve”.

A ka ndonje lojtar per momentin te kombetares suaj qe sipas jush eshte i gatshem per hapin e madh, qe te luaje ne ekipin e pare?
“Besoj se shume lojtare qe bejne pjese ose kane qene pjese e skuadres se pare me siguri do te nxjerrin shume perfitime. Problemi per ta eshte se hapi nga Primavera ne futbollin real eshte gjithmone shume i veshtire, sepse eshte nje bote plotesisht ndryshe per shkak te ritmeve dhe zgjedhjeve qe duhet te besh ne fushe qe duhen studiuar dhe duhen njohur. Perpara se te thuash qe do te jene lojtare thelbesore per nje klub si ai i Interit eshte e nevojshme te shikojme ambjentimin e tij me «boten e re»”.

Interi per kete arsye ka zgjedhur te coje shume te rinj ne huazim per te marre eksperience. Ne kombetaren tuaj Pecorini, DI Gennaro, Benassi te gjithe jane cuar ne shoqeri qe i siguron atyre me shume hapesira…
“Jane te gjithe lojtare te pakten te vitlindjes 93-94 dhe eshte e pamendueshme ti shikosh te luajne ne kampionatin e Primaveres. Per ta e rendesishme eshte te luajne sepse duhet te vazhdojne maturimin e tyre ne fushe. Eshte e drejte ti cosh ne ekipe te tjera, qe mund te jete Serie A, Serie B, ose kategori me inferiore, por pika me e rendesishme eshte zgjedhja e ekipit qe e con ne huazim per te luajtur djaloshin. Sepse fusha, minutat e luajtura e lejojne lojtarin qe te rritet. Ta cosh ne huazim ne nje klub prestigjioz dhe me pas te mos ta shohesh fare te luaje ne fushe nuk eshte pozitive, sepse ndalojne procesin e rritjes”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.