Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Alo, pershendetje Rom. Jam tranjeri yt i ri, Simone. Doja…”. Ja cfare ndodhi dje ne telefonaten Inzaghi-Lukaku!

“Alo, pershendetje Rom. Jam tranjeri yt i ri, Simone. Doja…”. Ja cfare ndodhi dje ne telefonaten Inzaghi-Lukaku!
Inter Club Staff

Romelu Lukaku eshte nje nga lojtaret e palevizshem tek ky Inter. Per kete ka shume pak dyshime.

Pas kontaktit qe lojtari ka pasur diten e djeshme me drejtuesit, sipas Sky Sport dhe asaj qe ata thone, tranjeri i ri Simone Inzaghi – qe ne ditet e ardhshme do te zyrtarizohet – ka filluar nje xhiro telefonatash me lojtaret.

Me sa duket, Inzaghi ka dashur ta telefonoje personalisht sulmuesin belg per ti konfirmuar se ai eshte thelbesor per vazhdimesine e Interit.

Gjithcka ka filluar shume thjeshte: “Alo, pershendetje Rom. Jam tranjeri yt i ri, Simone”. The Big Rom e ka vleresuar kete telefonate dhe ajo ka zgjatur disa minuta.

Kjo ka qene nje menyre qe Inzaghi ka menduar per te thyer akullin ndermejt paleve, duke pare edhe raportin e forte qe belgu ka pasur me ish-tranerin Conte.

Natyrisht, ka edhe dicka tjeter ne mes. Inzaghi te Lazio ka stervitur vellain e Romelu, Jordan, i cili me siguri mund te kete bere edhe ndermjetesuesin.

Inzaghi nder te tjera i ka thene Big Rom se “Deshira e tij eshte qe ai (Romelu) te jete lojtari me qendror tek Interi ne sezonin e ri.”

“Sipas Inzaghit, Romelu Lukaku e ka fituar kete rol ne fushen e lojes me paraqitje prej gjigandi, dhe me nje lum golash.”

“Inzaghi e kupton qe mardhenia e tij me Conten ka qene speciale dhe nuk ka qellim qe te zere vendin e Contes.”

“Por tranjer i ri i Interit deshiron qe te fitoje respektin e te gjithe (si dhe te Romelut) me pune, me te njejten metode qe e ka fituar edhe Conte.”

“Sipas Simones, sezoni i ri do te jete i veshtire, por nese lojtaret mbeten te peqendruar ne fushe, Interi mund t’ja dale te beje nje sezon shume te mire.”

“Inzaghi e di se mbi te gjitha, nese Romelu Lukaku eshte ne shina dhe i bindur per mundesite e Interit, atehere ai mund te behet nje shembull per te gjithe.”

“Prandaj, Inzaghi ka dashur ti kujtoje Romelut se ne kete moment, e rendesishme eshte shpirti i skuadres, pertej ndonje shitje qe mund te ndodhe.”

“Ndjesite e kesaj telefonate kane qene shume pozitive nga Romelu i cili i ka uruar Inzaghit edhe suksese ne punen e re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.